Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka cilësuar si ‘retorikë të rrezikshme dhe të pamaturi’ kërcënimin e presidentit Putin për të përdorur armë bërthamore si kundërpërgjigje ndaj pengesave ruse në Ukrainë.
Në një intervistë për Reuters foli edhe për deklaratën e Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak duke thënë se do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të kushtonte më shumë jetë.
“Fjalimi i Presidentit Putin tregon se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij”, tha Stoltenberg.
Shefi i NATO-s u shpreh se aleanca e mbrojtjes perëndimore prej 30 vendesh do të qëndrojë e qetë dhe nuk do të përdorë të njëjtën lloj retorike të pamatur dhe të rrezikshme bërthamore.
Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës është që të dëshmohet se Moska nuk do të fitojë në fushëbetejë.
Lajmi kryesor: