ZVICËR - Më 29 dhjetor bëhen 5 vite që nga koha kur piloti më i titulluar i Formula 1, Michael Schumacher, hyri në koma si pasojë e aksidentit që pësoi në Alpet e Francës. Që prej asaj kohe të dhënat për gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë kontradiktore. Kjo për shkakun se nga familjarët, por mbi të gjithë nga gruaja e tij Corina, nuk është lejuar të dalë asnjë e dhënë.
Madje është bërë e qartë se të gjithë ata miq të cilët vizitojnë legjendën gjermane nuk do të quhen më të tillë në rast se japin detaje. Gjithsesi së fundi “sportsmail” ka nxjerrë disa të dhëna mbi gjendjen e 49-vjeçarit të cilat sipas tyre i kanë marrë nga babai i ish-pilotit, Rolf. Ky i fundit është një nga kujdestarët e rezidencës 50 mln euro ku raportohet se qëndron Schumacher.
Sipas “sportsmail” Rolf i ka thënë atyre se Schumacher aktualisht ndodhet në këtë rezidencë që gjendet mes Gjenesvës dhe Losanës e fshehur nga sytë e botës, duke hedhur poshtë pretendimet e disa gazetave që familjarët kishin blerë një shtëpi pushimi në Spanjë.
Ajo që është më interesante ka të bëjë me gjendjen e Schumacher. Po sipas këtij burimi gjermani ka patur ka pasur disa përmirësime kohët e fundit dhe aktualisht nuk e ka të detyrueshme të qëndrojë i shtrirë teksa udhqehet apo kalon kohën në rezidencë.
Schumacer mund të lëvizë nëpërmjet karrigeve të specializuara dhe të përshtatura vetëm për të. Kostoja për shërbimet ndaj ish-pilotit të Formula 1 shkojnë deri në 50 mijë mijë paund në javë. Duket se familjarët nuk dorëzohen dhe mendojnë se shpejt Schumacher do të normalizohet.
SHT ,Trauma e trurit dhe kafkes eshte lendim serioz i organeve vitale te cdo njeriu qe sjelle gjer ke koma. WEANING apo heqja nga Aparatura e Frymemarrjes apo heqja e Tubusit nga TRACHEA eshte nje proces i gjate medicinal qe kerkon pune speciale te personelit Intensiv dhe Anestesiologjik. Punoj qe 18 vite ne Rehabilitacion Intensiv, me WIENING dhe ne praktiken time kemi arritur te bejme "Entkaniliesirunng" apo ne shqip heqje Tubusi ne Trache. Ky proces eshte i mundur vetem nese pacienti ka mjete materiale dhe paguan personelin vet si ne rastin e Michael. Shumaher. Me te mira
Përgjigju