Erjon Alibej

Kronikë

Seanca për atentatin ndaj Ndojës, Alibej: E dija se pas qëndronte Plaurent Dervishaj, më tha se i kishin kërkuar 300 mijë euro për të fshirë provat

4 Korrik, 10:59| Përditesimi: 4 Korrik, 15:00

  • Share

1751619667_1748941988erionalibej.jpeg

Erjon Alibej, i cili po dëshmon në gjyqin në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës në vitin 2019, thotë se e dinte se pas kësaj ngjarjeje qëndronte Plaurent Dervishaj. Ai zbulon edhe bisedat me Dervishajn,  i cili sipas tij, i kishte thënë se Redjan Rraja kishte dashur që të futej në automjet për të marrë pjesë në atentat.

Alibej thekson gjithashtu se kishin informacione se atentatin e kishte bërë edhe Lul Berisha, ndërsa shton se informacione merrte edhe nga një punonjës policie në Elbasan, me të cilin komunikonte në Sky dhe EnchroChat. Përmend gjithashtu se si Plaurenti kujdesej pasi donin ta vrisnin me snajper te një lokal te Vollga.

Mes të tjerash, ai deklaroi se Dervishaj planifikonte një tjetër atentat ndaj Ndojës pasi i shpëtoi sulmit të parë. Synimi ishte që ta ekzekutonte në një lokal te Gjiri i Lalzit, ku ish prokurori e frekuentonte shpesh.

“Me Plaurentin nuk më lidhte asgjë. Plaurentit me vonë i ndodhi një atentat dhe unë interesohesha me Plarentin si për hallet e mia. Dhe ia përcillja të gjitha të dhënat. Na vinin fjalë se atentati që i kishin bërë, me thonin e ka bërë Lul Berisha. Unë ia thashë ta gjykojë vetë këtë informacion. Më vinin dhe informacione për hallet e mia. I kam dërguar edhe në sistemin TIMS foton e njërit me mbiemër Kabashi. Kam patur një punonjës policie gjatë gjithë periudhës që më jepte të dhëna gjithë kohën. Ka qenë punonjës policie në Elbasan. Punonjësit ia shpërbleja ndihmën. E pajisa dhe me Sky dhe me EnchroChat. Ia bëja unë rimbushjen. Rimbushja ka qenë 600 € në atë periudhë.

Redjan Rrajën e kam dëgjuar përherë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plaurent Dervishaj. Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë. U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatit kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin disa persona afër dhe gabuan. Më thotë Plaurenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plaurenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentin, sepse në atë periudhë donin të me ekzekutonin me snajper.

Por atë në atë kohë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal të Vollga. I thashë bëj kujdes. Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plaurentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thonte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin.”, ka dëshmuar Alibej.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej në GJKKO: E dija se pas qëndronte Plarent Dervishaj, i kërkuan 300 mijë € për të prishur provat! Pasi shpëtoi, donte ta vriste sërish te Gjiri i Lalzit


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?