Për drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati ende nuk ka një vendin, ndërsa relacioni i KPK u lexua pa praninë e saj dhe të avokatit mbrojtës Sajmir Visha.
Sajmir Visha tha se ai largohet nga kjo çështje pasi për të është një seancë e turpshme pasi nuk janë marrë parasysh faktet dhe se vendimi është marrë në mungesë të plotë duke u paragjykuar.
“E ndjej veten të fyer, pasi edhe një të dënuar për vrasje një gjetje duhet pranuar, por ju e keni paragjykuar dhe heq dorë nga mbrojtja. Unë ruaj profesionalizmin tim, dhe një gjetje duhet të merret parasysh. Ndihem i fyer dhe nuk mund të vazhdojë më. Nuk mund të jem më në këtë proces pasi e mora vesh vendimin tuaj pasi ju e keni paragjykuar totalisht”, tha avokati Visha.
Pas largimit nga seanca të avokatit është larguar edhe drejtuesja e prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, e cila tha se nuk dëshiron të qëndrojë pa u përfaqësuar nga një avokat.
“Kam deklaruar se do të përfaqësohem me avokat, sipas situatës që u krijuar që avokati u largua nga procesi, unë nuk do të jem më këtu, mund të vazhdoni punën tuaj, po largohem”, tha ajo para trupës gjykuese të KPK.
Pikërisht kjo seancë është bërë shkak që Rita Gjati të kallëzojë në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj për shpërdorim detyre.
Lajmi kryesor:
Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht 3 anëtarët e KPK, i akuzon për shpërdorim detyre
//ReportTv.al