Sulmet ajrore të natës së kaluar kishin për qëllim “komprometimin” dhe “shkatërrimin” e kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe e kanë “devastuar” programin bërthamor të vendit. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp në Pentagon.
Operacioni ushtarak, i quajtur “Çekani i mesnatës”, u drejtua nga presidenti Donald Trump dhe u realizua nga forcat amerikane kundër impianteve kryesore bërthamore të Iranit. Sipas Hegseth dhe shefit të Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane, gjeneral Dan Caine, ambiciet bërthamore të Iranit “janë asgjësuar” pas kësaj ndërhyrjeje.
“Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm (presidenti Donald Trump) ishte i qartë, i fuqishëm dhe i saktë”, tha Hegseth.
“E kemi shkatërruar programin bërthamor të Iranit, por duhet theksuar se operacioni nuk ka pasur në shënjestër trupat iraniane apo popullin iranian. Falë udhëheqjes së guximshme dhe vizionare të presidentit Trump dhe përkushtimit të tij për paqen përmes forcës, ambiciet bërthamore të Iranit janë asgjësuar”, shtoi ai.
“Presidenti Trump ka thënë jo armëve bërthamore. Ai dëshiron paqe dhe Irani duhet të ndjekë këtë rrugë”, përfundoi Sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Lajmi kryesor:
‘Çekani i Mesnatës’, SHBA hedh bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore! Shpërthime të reja në Teheran, iranianët: Të mbyllet Hormuzi, hakmarrje! (VIDEO)
K.M/ReportTv.al