Sekretari Blinken takim disa orësh me ministrin e jashtëm kinez, DASH: Bisedime të sinqerta dhe të drejtpërdrejta​​​​​​​

18 Qershor 2023, 20:59| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 21:01

  • Share

1687114823_re.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilluan bisedime "të sinqerta" dhe "të drejtpërdrejta" në Pekin të dielën, tha Departamenti i Shtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe mes tensioneve në rritje.

Gjatë takimit shtatë orë e gjysmë në vilën qeveritare Diaoyutai, në Pekin, Qin pranoi ftesën për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu u ra dakord për më shumë vizita të përfaqësuesve të dy vendeve.

Përveç kësaj, të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për disa çështje "në nivel grupi pune", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.


Lajmi kryesor:

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, DASH: Do të ketë më shumë vizita mes përfaqësuesve të dy vendeve


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?