Në Rinas e pret Hasani, Sekretari i Jashtëm britanik dy orë në Tiranë! Rama e fton në kryeministri: Mik i çmuar i Ballkanit dhe Shqiptarisë! Anulohet vizita me Begajn

22 Maj, 07:11| Përditesimi: 22 Maj, 14:37

  • Share

Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron ka zhvilluar sot një vizitë dy orëshe në Tiranë.

Takimin e parë e ezauroi me ministrin Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani i cili e priti në Rinas. 

Rreth orës 12:00 Cameron është takuar me kryeministrin Edi Rama, në kryeministri. Pamjet nga pritja i ndau Rama  ndërsa e cilësoi Cameron mik të çmuar.

"Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë", shkruan Rama.

Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të takohej me Begajn por është anuluar për shkak të axhendës së ngjeshur. Për ta mikrpitur Tirana sot u vesh me ngjyrat e flamurit të Britanisë së Madhe ndërsa tek godina e korpusit të Universitetit të Tiranës është vendosur portreti i tij me mbishkrimin që i uron mirëseardhjen.

Ndonëse vizitë e shkurtër nga konferenca që mbajti me kryeministrin Rama në godinën qeveritare, Cameron shprehu mbështetje për Shqipërinë në luftën kundër krimit dhe korrpusionit si dhe theksoi nevojën për vazhduar luftën ndaj emigracionit të paligjshëm. Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Britania e Madhe është gati të financojë për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Pas konferencës me kryeministrin Ramaai iu drejtua menjëherë Aeroportit Nënë Tereza.

Ora 12:24
Rama e pret në zyrë, pikturat e kryeministrit ‘vjedhin’ vëmendjen e sekretarit të Jashtëm britanik

Kryeministri Edi Rama ka pritur sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron në Kryeministri. Rama shkruan se Cameron është një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë.

Ajo çfarë vihet re është se pikturat e kryeministrit kanë marrë vëmendjen e sekretarit të Jashtëm britanik, i cili edhe i ka fotografuar. 

“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama.

Ora 11:38
Sekretari i Jashtëm britanik Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga ministri Hasani

 

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, David Cameron mbërriti sot në Shqipëri. Ai u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin,  Lord David Cameron. Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hasani në rrjetin social X.

Ora 10:55
Cameron në Tiranë/ Qeveria britanike: Punojmë në mënyrë inovative me Shqipërinë kundër emigracionit! Mbështetje financiare edhe për hekurudhat

1716368840_9999888.JPG

Pak para mbërritjes në Shqipëri, të Sekretarit të jashtëm të Britanisë së Madhe David Cameron qeveria e Britanisë së Madhe ka dalë me një deklaratë duke dhënë detaje për këtë vizitë. Në deklaratë nënvizohet se Sekretari Cameron do të shohë nga afër marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa vihet theksi se partineriteti i Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, spikat si shembull kryesor, në parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

“Partneriteti me Shqipërinë është një pikë referimi për mënyrën se si Britania e Madhe dëshiron të punojë me partnerët në nivel global, duke dhënë rezultate në reduktimin e emigracionit të paligjshëm në MB, por edhe në ndihmën për të ofruar mundësi për shqiptarët që të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin e tyre. Sipas marrëveshjes së re të kthimit, të nënshkruar me qeverinë shqiptare, Britania e Madhe ka larguar 26,000 njerëz në dymbëdhjetë muajt e fundit, duke përfshirë afro 6,000 shqiptarë. Vizita e Sekretarit të Jashtëm vjen pasi kryeministri përfundon një vizitë në Vjenë, për t'u takuar me kancelarin austriak Karl Nehammer, ku të dy liderët ranë dakord se duhet të ndërmerren veprime më të forta për të trajtuar çështjen urgjente të migracionit të paligjshëm, duke përfshirë partneritetet e caktuara të vendeve të treta të sigurta, si p.sh. Modeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Ruanda. Kryeministri njoftoi gjithashtu 25 milionë funte për Agjencinë Kombëtare të Krimit për të rritur operacionet për të penguar operacionet e kontrabandistëve të njerëzve në Kanal, duke u siguruar që kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar të mbrohen”, thuhet në deklaratë.

Sekretari i Jashtëm siç bën me dije qeveria britanike “do të njoftojë gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të eksploruar opsionet për financimin e zhvillimit të hekurudhave të Shqipërisë duke përdorur financimin tonë prej 4 miliardë £ për eksportin e Britanisë së Madhe të alokuara për Shqipërinë gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në MB në 2023”.

“Projektet që po eksplorohen përfshijnë hekurudhën midis portit të Durrësit dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë dhe hekurudha ndërmjet qytetit të Rrogozhinës dhe qytetit bregdetar të Vlorës. Të dyja rrugët do të përmirësojnë lidhjen dhe prosperitetin rajonal. Nismat  e shpallura sot do të vazhdojnë të përforcojnë partneritetin e Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë, duke mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta për të parandaluar mbërritjen e anijeve të vogla në MB nga Shqipëria dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për të dy vendet”, thuhet më tej në deklaratën e qeverisë britanike.

Ora 07:36
Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat! Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023

Para vizitës në Tiranë, sekretari i jashtëm i Britanisë, Davis Cameron ka dhënë një prononcim për mediat. Ai thotë se partneriteti me Shqipërinë po jep rezultat për dy popujt, si edhe në trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Cameron thotë se mbërritja e anijeve me emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ra me 90% për vitin që lamë pas.

Ndërkohë, Cameron thekson se dy vendet po forcojnë partneritetin përmes lidhjeve tregtare, por edhe duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023, që do të thotë se më pak shqiptarë po bien në duart e bandave kriminale dhe po bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal.

“Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona.”

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rroku: 22/05/2024 13:00

    Mareveshja e ripranimit u firmos, dhe keshtu do te vijne 10.000 shqiptare nga anglia, ose do te shkojne ne ruanda, ose ne cmendine.

    Përgjigju
  • Londra: 22/05/2024 11:53

    Fiks injorance trup servilizume

    Përgjigju
  • WTF: 22/05/2024 08:54

    Imagjino ne qender te Londres te vendosej foto e ministrit te jashtem Shqiptar duke uruar mireseardhjen! Cfare inferioriteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?