Sekretari i Përgjithshëm i Interpol Jurgen Stock: Shqipëria po ndihmon në zbulimin e kriminelëve në të gjithë botën! Vendet e tjera të jenë më aktive

11 Qershor, 11:13| Përditesimi: 11 Qershor, 12:00

  • Share

Shqipëria po luan një rol me rëndësi në zbulimin dhe identifikimin e kriminelëve shqiptar në të gjithë botën.

Këtë e ka bërë të ditur, sekretar i Përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock, gjatë fjalës së tij nga Konferenca e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europë, ai tha se edhe vendet e tjera anëtare të Interpol duhet që të jenë aktive si Shqipëria në çmontimin e grupeve të organizuara kriminale.

“Shqipëria ka ruajtur një rol me rëndësi në gjetjen e kriminelëve kudo që ata fshihen. Kriminelët po kalojnë kufinjtë dhe ne sot kemi edhe internetin që bënë të mundur të kemi një botë që krimi të jetë në të gjitha vendet e Europës. Duhet që të bashkëpunojmë dhe duam që të sigurohemi që nuk ka vende të pasigurta nga kriminelët. Shqipëria bënë të mundur identifikimin e  këtyre kriminelëve si trafikantët e drograve, emigrantët e paligjshëm, ata që kalojnë fëmijët. Ata po shpërndahen në të gjithë globin dhe Shqipëria po bënë të mundur identifikimin e lëvizjeve që ata bëjnë. Po bashkpunojmë gjithmonë edhe më shumë dhe shpresojmë që të gjitha vendet anëtare të Interpol të jenë aq aktive sa është Shqipëria dhe policia e Shqipërisë në shkëmbimin e informacionit dhe për të qenë pjesë e operacioneve në çmontimin e grupeve të organizuara kriminale”, tha ai.

Stock tha, se një rol me rëndëi kanë edhe qytetarët që të raportojnë një krim për të cilin kanë informacion në polici.  

“Inkurajojmë komitetin që të raportojnë krimet që ndodhin. Krimi duhet të raportohet tek policia dhe të bëhet shkëmbimi i informacionit mes policive në lidhje me kriminelët që kanë aktivitet në disa vende që u  fshihen prokurorëve dhe bëjnë pastrim parash, ky është problem i madh", tha ai.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Konferenca Rajonale e INTERPOL për Europën! Balla: Vetëpastrojmë policinë nga të korruptuarit, zyrë për rikuperimin e aseteve kriminale


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?