Sekretari Ndërkombëtar i Berishës, në foto me McGonigal, në SHBA i përfshirë në aktivitete lobimi

1 Shkurt 2023, 20:42| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 21:28

  • Share

Enri Ceno, sekretari Ndërkombëtar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike të Sali Berishës, rezulton se ka qenë i përfshirë në aktivitete lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarja.com po risjellë një artikull të publikuar në vitin 2019, ku asokohe Enri Ceno, kandidat për deputet i PD-së, zbulon se ai ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”.

Deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, provonin se në datën 16 Prill të vitit 2019, Enri Ceno kishte firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”, kompani e cila angazhohen që të promovonte interesat e Çenos në median amerikane dhe qarqet me influencë politike të Washingtonit.

Shkrimi i plotë në vitin 2019

Ndonëse nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, Enri Ceno, kandidat për deputet i partisë demokratike në 2017-n, aktualisht kryetar i departamentit për të drejtat e njeriut në PD, është shquar për jetën luksoze që bën në qytetet më të shtrenjta të botës si Majemi apo Montekarlo.

Por pavarësisht se njihet vetëm si djali që mbahet me lekët e babait, Petrit Ceno, gjyqtar në gjykatën e apelit të Durrësit, Enri rezulton të jetë i përfshirë muajt e fundit në aktivitete lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, provojnë se në datën 16 Prill të vitit 2019, Enri Ceno ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”.

Kjo kompani angazhohet që të promovojë interesat e Cenos në median amerikane dhe qarqet me influencë politike të Washingtonit.

Vetë kompania “Washington Consultants LLC” shoqërohet me hije dyshimi, pasi është rregjistruar pranë departmanetit të drejtësisë në Shkurt të vitit 2019, me dy themelues pothuajse anonimë, Bigz A Bigirwa dhe Afua A Bigirwa. Në deklarimet që bën kompania, Enri Ceno është i vetmi klient i saj.

 


Lajmi kryesor:

FOTO-LAJM/ Sot Berisha i quan skandale takimet me Ramën, ja si takonte MCgonigal Sekretarin Ndërkombëtar të Rithemelimit, i përfshirë me lobime në SHBA


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?