Pas 3 orësh mbledhje të sekretariatit të etikës në Kuvend, u vendos që Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë.
Ndërsa deputeti Edi Paloka përjashtim me 10 ditë. Ndërkohë për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtim 40 ditor nga seancat.
Vendimi u mor pasi u shqyrtuan mirë pamjet e kamerave.
Lajmi kryesor:
Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët! Dëmet do i paguajnë nga rroga e tyre
G.K//ReportTv.al