Sekuestrohen 5 kallëpe tritol në Sarandë, 2 të montuara me telekomandë, arrestohen 2 vëllezër! Në kërkim një 26 vjeçar (EMRAT+VIDEO)

18 Shkurt, 14:00| Përditesimi: 18 Shkurt, 14:56

  • Share

SARANDË- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi gjatë kontrollit të bërë në shtëinë e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Në pranga kanë rënë vëllezërit Haredin Ogiçi, 61 vjeç dhe Huso Ogiçi, 56 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë, ndërsa është shpallur në kërkim 26 vjeçari K.Ç.

Dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me përgatitjen e lëndëve eksplozive për t'i shitur më pas tek grupe kriminale. 

Operacioni i koduar 'Knock Out 5' vjen pas operacionit të zhvilluar në Vlorë ditë më parë, ku u arrestua Gjergji Dervishaj pasi në objektin që kishte në pronësi të cilin e përdorte për shitjen e rrobave, u gjetën mina me telekomandë, armë kallashnikov dhe municion luftarak të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Ndërkohë, në kuadër të operacionit të zhvilluar sot nga policia në Sarandë, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një 58 vjeçar, të cilit gjithashtu iu gjetën në banesë sasi municioni luftarak të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?