VLORË- Rreth 45 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Portin e Vlorës. Eurot janë gjetur në një furgon që vinte nga Brindisi.
Shuma e parave u zbulua gjatë kontrolleve të kryera nga policia. Burime bëjnë me dije se paratë i kishte në një çantë të cilën e kishte lënë në sediljen e parë. Sipër çantës drejtuesi i automjetit kishte vendosur disa rroba.
Teksa është pyetur se çfarë kishte aty, shoferi është përgjigjur ‘Nuk kam gjë’.
"Sot me date 10.06.2025, rreth ores 08.00, gjate perpunimit te tragetit te linjes Brindesi-Vlore, sherbimet e DVKM Vlore, kane kaluar per kontroll ne vijen e dyte automjetin tip Mercedes Benz Vito, me targe AA 374 LC, me drejtues mjeti shtetasin Kreshnik Ramo.
Gjate kontrollit ne vijen e dyte, ne sediljen e mjetit jane gjetur nje sasi prej 45600 euro te pa deklaruara.
Menjehere eshte bere shoqerimi i shtetasit ne ambjentet e DVKM Vlore dhe po kryhen veprimet proceduriale si i dyshuar per “ Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal", njoftoi Policia.
Lajm në përditësim...
Komente
