Politikë

Sekuestrohet autobusi i agjencisë të kryetarit të PD-së në Sarandë, trafikonte emigrantë drejt Greqisë

22 Maj, 15:53| Përditesimi: 22 Maj, 19:25

  • Share

Një shofer autobusi ka rënë në pranga në Igumenicë, pasi ka qenë duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë. Lajmi bëhet me dije mediat greke, të cilat shkruajnë se shoferi i autobusit është arrestuar mëngjedin e sotëm pas kontrollit të ushtruar nga policia në autobusin të cilin po drejtonte.

Autobusi ishte në pronësi të agjencisë ‘Ahmeti Travel’ dhe gjatë kontrollit në autobus u gjetën dy emigrantë të paligjshëm të cilët po tentonin të kalonin drejt Greqisë.

Në kuadër të hetimit paraprak, autobusi u sekuestrua, ndërsa të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Thesprotisë. Agjencia rezulton në pronësi të Shpëtim Ahmetit, kryetar i komanduar i Partisë Demokratike Sarandë.

1747922037_ahmeti.jpg

Shpëtim Ahmeti, kreu i PD Sarandë bashkë me Sali Berishën dhe nga ana tjetër autobusi i sekuestruar

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?