Opinion

Sekuestroni ‘armët luksoze pa leje” dhe izoloni kriminelët e rrugëve

25 Qershor 2021, 14:00| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 14:01

  • Share

Ata mund t’ju vrasin në çdo kohë. Nëse ndodhesh në trotuar, je duke ecur në vija të bardha, apo nëse je i ulur për të pirë kafe në një lokal. Mund t’ju vrasin edhe nëse jeni duke udhëtuar me nakinë, pavarësisht nëse po i respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Mund t’ju shuajnë familjarisht. Në vend të vrasjes, ngjarjen e konsiderojnë aksident.

Viktimat mund të shpallen edhe fajtorë.

Ata që i shkaktojnë aksidentet dhe marrin jetë njerëzish mbajnë përgjithësisht makina luksoze. Ecin kryesisht me shpejtësi deri në 200 km në orë.

Ata nuk ndalen, sepse nuk i ndal askush.

Sot u shua një familje e tërë. Humbën jetën dy prindër dhe dy vajza të mitura.

Humbi jetën Eduard Gushi, 44 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Silvana, 33 vjeçe, prindër të dy vajzave të mitura 14 dhe 9 vjeçe. Ata ishin emigrantë prej 20 vitesh në Greqi dhe kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Ishin nga Patosi. Po shkonin në Vlorë.

Një makinë luksoze me 200 km në orë dyshohet se i goditi nga pas.

A janë rikthyer bandat e ’97! Ata në vend të armëve, sot kanë makinat. Dhe bashkë me makinat kanë dalë sot jashtë kontrollit më keq se me armët 20 e ca viteve më parë.

Ata që i shkaktojnë aksidentet sipas të dhënave të policisë janë kryesisht të rinj, shpesh nuk mbajnë leje qarkullimi, nuk kanë punuar asnjë ditë për të justifikuar makinën, dhe përgjithësisht rezultojnë të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.

Në Angli, edhe personalitetet e artit dhe sportit nëse kapen të dehur, gjobiten dhe iu hiqet patenta deri në dy vjet. Kur janë me shpejtësi, pa shkaktuar aksident, shkelësit përballen me sanksione të tjera.

Në Shqipëri, sekuestroni ‘armët luksoze’ (shumica nuk i justifikon) dhe izoloni kriminelët, para se të shkaktojnë të tjera tragjedi!

Komento

Komente

  • Ema: 25/06/2021 16:42

    Tu rroj babi djemve me makina lluksi se qeveria ska ci ben

    Përgjigju
  • Aaa: 25/06/2021 14:52

    Kur ben parakalim duhet t shikosh na pasqyra dhe shoferi i toyotes ka mar n qaf dhe familjen e ti dhe ata me audi. Po ju i bini shkurt se n ter boten behen aksidente

    Përgjigju
  • populli: 25/06/2021 14:33

    Ata sdo te ndalen per sa kohe nuk do ndalni ata qe i krijuan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?