Sociale

Selenicë/ 77 vjeçari prej vitesh jeton në godinë të rrënuar, Report Tv apel për ndihmë shërbimit social e bashkisë

22 Dhjetor 2024, 14:59| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 15:06

  • Share

I ftohti e gjen në këtë godinë të rrënuar, Guri Selimin, 77-vjeçarin nga fshati Picar i Selenicës. E  kanë braktisur të gjithë, fëmijët, fqinjët, të afërmit dhe shteti.

Të moshuarin e gjejmë të vetëm, në rrënojat e këtij pallati trekatësh, që është djegur prej vitit 1999. Këtu ka shtruar një batanije dhe ndez natën një qiri.

Pa ushqim, pa veshje, pa asgjë, Guriu rrezikun të vdesë në harresë.

Ka dy fëmijë në emigrim, të cilët prej vitesh nuk e shohin të atin. Për ta nuk do të flasë, por qan për djalin që ia vranë aksidentalisht në ’97.

I zhgënjyer, gjysh Guriu thotë se prej vitesh endet rrugëve për një kafshatë bukë.

‘Report Tv’ apelon Shërbimin Social Shtetëtor, Bashkinë e Selenicës t’i vijnë në ndihmë me veshje dhe ushqime 77-vjecarit të braktisur Guri Selimi. 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?