Një 49 vjeçar anglez është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta buzë lumit Shushicë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë. Policica raporton se ai ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta dhe është nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë konkretisht buzë lumit Shushicë, 49 vjeçari A. R aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.