VLORË- Një zjarr i rënë në parcelat me ullinj në fshatin Dushkarak të Selenicës vijon të jetë aktiv prej mbrëmjes së djeshme.
Banorët e fshatit shprehen për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili se kanë njoftuar zjarrfikësen, por nuk ka shkuar.
“Kemi njoftuar zjarrfikësen, por nuk ka ardhur”, thanë banorët.
Ditët e fundit janë shfaqur vatra zjarri në disa qytete, ndërsa më problematiket kanë qenë në Fier.
Komento