Në lidhje me heqjen e taksës 100 % për produktet serbe dhe vendosjen e reciprociteti, Selimi tha se taksa nuk është hequr por është zëvendësuar me parimin 'atë që më njeh ti do të njoh dhe unë'. Selimi tha se qëllimi i reciprociteti nuk është heqja e taksës, por ndalimi i fushatës së Serbisë për pengimin e Kosovës të njihet dhe integrohet në organizatat ndërkombëtare.
'Ne nuk do ta heqim taksën por do ta zëvendësojmë më marrëdhënie reciprociteti dhe kjo kërkon një proces, pasi edhe nga ana e Serbisë do të ketë veprime. Aleatët tanë strategjik kanë dy kërkesa nga Kosova që të hiqet taksa dhe nga Serbia që të ndalet veprimtaria e mosnjohjes së Kosovës. Serbia nuk duhet ta ndalë në heshtje këtë fushatë por duhet ta deklarojë', tha Selimi.
Lajmi kryesor:
Mini-shengeni, Rexhep Selimi: Paradoksale për Kosovën. Takimi Rama-Kurti, produktiv për shqiptarët
G.M./ReportTv.al