29 administratorë subjektesh janë proceduar penalisht në Fier, Vlorë dhe Durrës pasi kishin vendosur pa leje çadra e shezlongë. 13 administratorë subjektesh janë proceduar penalisht për veprën penale 'Pushtimi i tokës' në plazhin Seman, Darzezë, Divjakë. Në vijim të fazës së dytë të operacionit "Bregdeti ynë", gjatë ditës së djeshme në plazhin e Semanit dhe Darzezës janë liruar 13 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Policia e Fierit njofton se gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra. Janë proceduar penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T., për veprën penale "Pushtimi i tokës". Operacioni do vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Ndëkohë, në Vlorë aksioni u shtri në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë, ku u proceduan administratorët e 8 subjekteve, ndërsa u hoqën 132 shezlongë dhe 66 çadra. Ndërsa në Durrës, ku kontrolli u zhvillua nga Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u proceduan 7 administratorë hotelesh.
Në Velipojë është proceduar penalisht administratorja e një subjekti, pasi kishte zënë hapësirën publike në bregdet me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Ndërkohë, deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.
Një ditë më parë, nga veriu në jug, nisi në të gjithë vijën bregdetare në vend aksioni për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë abuzuese, ku në total u sekuestruan 1 mijë shezlongë dhe 517 çadra.
Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra, policia e Kavajës ka kryer kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.
Një ditë më parë janë kontrolluar 101 parcela dhe janë liruar 28 parcela, duke hequr 802 çadra dhe 1604 shezlongë. Operacioni vijon pa probleme.
Administratorja e një subjekti është proceduar penalisht në Velipojë, pasi kishte zënë hapësirën publike në bregdet me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Në Velipojë, si rezultat i operacionit 'Bregdeti ynë', deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.
Gjatë operacionit në bregdet ditën e djeshme për largimin e subjekteve pa leje, janë proceduar penalisht 7 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
7 të proceduarit janë L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.
Tetë administratorë subjektesh pa leje, që operonin në vijën bregdetare të Vlorës, janë proceduar penalisht. Aksioni "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave në bregdet të zaptuara pa leje, filloi dje në të gjithë vendin, ndërsa në Vlorë u shtri në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë.
Si rezultat u evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.
U proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe F. K., për veprën penale "Pushtimi i tokës".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.