Bulqizë-Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës.
Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.
Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë.
Një Ferma në Postribë të Shkodrës u karantinua më 3 qershor pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Ndërkohë, aty u morën nga Shërbimit Veterinar në Shkodër, mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë dhe rezultatet konfirmuan prezencën e murtajës së bagëtive të imëta.
Çfarë është Murtaja?
Murtaja është një sëmundje infektive që prek kryesisht kafshët, delet dhe dhitë. Simptomat përfshijnë temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diare, ulje oreksi, kollë, vështirësi në frymëmarrje.
Përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet: sekrecioneve nga hunda dhe sytë dhe ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.
Komente

Ka ndonje kure mjekimi,apo ndonje vaksine per kafshet per kete semundje,sepse ne artikull flitet vetem per simptomat dhe karantine?
Përgjigju