Holanda ka siguruar 3 pikët e para në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit. ‘Tulipanët’ kanë fituar me rezultatin 0-2 kundër Senegalit falë dy golave të realizuar në fundin e takimit. Gapko me kokë realizoi i pari në minutën e 85, ndërsa Klaasen në minutën e 9 shtesë vulosi shifrat përfundimtare.
Me këtë fitore Holanda ndan vendin e parë me Ekuadorin, që një ditë më parë në ndeshjen hapëse mposhti 0-2 Ekuadorin. Ndeshjen e ardhshme ‘tulipanët’ do përballen me Ekuadorin, një sfidë që do përcaktojë shumë në grup.
Formacionet zyrtare
Senegali
Holanda
85’ Janë dashur shumë minuta për të parë golin e parë të sfidës, që e ka realizuar Holanda nëpërmjet sulmuesit Gapko. 23-vjeçari pjesë e PSV në Holandë ka realizuar me kokë. Goli erdhi edhe për shkak të daljes së gabuar të portierit senegalez.
45' Pjesa e parë e Senegal-Holandë është mbyllur me shifrat 0-0, duke rezultuar një sfidë me pak raste. Më afër golit ishte Berguajin në minutën e 40, por që goditja e holandezit shkoi sipër traut të portës.