Serbët bojkotuan votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, politologu për Report Tv: Skenar i Serbisë që të rritej presioni i ndërkombëtareve ndaj Kosovës

22 Prill, 13:49| Përditesimi: 22 Prill, 14:08

  • Share

Në veri të Kosovës dështoi referendumi për shkarkimin e 4 kryetarëve, për shkak të bojkotit masiv të serbëve. Politologu Fidan Ukaj thotë për Report Tv se bojkoti ishte një skenar i Serbisë me qëllim që presioni ndërkombëtar të shtohej ndaj Kosovës dhe të detyronin që kryetarët të dorëhiqeshin.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, politologu thekson se thirrja për bojkot erdhi nga serbia dhe Lista Serbe. Këtë të fundit e cilëson si një arterie kryesore të Serbisë në Kosovë.

“Kurti i dha një mundësi qytetarëve serbë të Kosovës që ta ndërrojnë qeverisjen në 4 komunat e veriut pas ankesave që kishin për legjitimitetin e kryetarëve. Ky qe një skenar i Serbisë fillimi i nënshkrimit të atij peticioni për largimin e 4 kryetarëve dhe më pas tërheqja. Thirrja e Listës serbe për të bojkotuar me shpresën se pas dështimit presioni ndërkombëtar do rikthehet ndaj Kosovës për t’i larguar kryetarët përmes dorëheqjes.

Thirrja e Beogradit dhe Listës Serbe u dëgjua në masë nga serbët në veri. Lista serbe është arteria kryesor e Serbisë në Kosovë. Nënkryetari i Listës serbe mori përsipër përgjegjësinë e aktit terrorist në Kosovë”, tha Ukaj.

Ukaj tha se do ishte demokratike nëse kryetarët e 4 komunave në veri të Kosovës do të detyroheshin që të jepnin dorëheqjen.

Pas dështimit të procesit votues kishim një reagim nga ndërkombëtarët, e mbajtën përgjegjës Listën serbe dhe Beogradin për dështimin e një mundësie që Kosova i dha qytetarëve serbë për të ndërruar 4 kryetarët e komunave. Për rrjedhojë kemi kryetarë shqiptarë në 4 komunat veriore. Do ishte jo demokratike nëse shtyhen me dhënë dorëheqje dhe nëse përdoren elementë të tjerë do ishte antikushtetuese. Kushtetua e përcakton qartë shkeljet që kryetarët mund të bëjnë. Mundësia ëhstë dhënë, nuk është shfrytëzuar, për rrjedhojë kryetarët vazhdojnë mandatin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?