Sport

VIDEO/ Serbët 'bukë me vete' në Shqipëri, ekipi akomodohet në Tiranë! Në hotel masa të forta sigurie, i shoqëron RENEA

6 Qershor, 09:16| Përditesimi: 6 Qershor, 15:22

  • Share

TIRANË - Skuadra serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë dhe në kushte të forta sigurie është shoqëruar nga Rinasi për në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta", ku edhe është akomoduar.

Ekipi i drejtuar nga Dragan Stojkovic mbërriti në Rinas këtë të premte pas mesditës, teksa u akomodua në një nga hotelet në Bulevardin "Gjergj Fishta" rreth orës 13:40. Që nga shkelja e tyre në aeroport, gjithë stafi serb ishte i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga policia e shtetit dhe RENEA, për të shmangur çdo problem. Forcat e policisë janë vendosur rreth hotelit ku qëndron ekipi serb, me sigurinë që mbetet e lartë.

Gjithashtu ekipi i Serbisë ka me vete edhe stafin e vet të sigurisë, ndërsa nuk do mungojë as kuzhinieri. Si shumë ekipe në botë, edhe Serbia udhëtoi në Tiranë me kuzhinierin me vete. Më shumë se mosbesim për ushqimin e gatuar në hotelin ku po qëndrojnë, serbët duan të marrin kaloritë dhe dietën e duhur përpara një ndeshje që është deçizive për vendin e dytë në Grupin K, i cili me gjasë do diskutohet mes Shqipërisë dhe Serbisë deri në fundin e këtyre kualifikueseve.

Ditën e enjte Policia e Shtetit bëri me dije edhe masat e rrepta që do merren për këtë sfidë, ndërsa do ketë kontrolle të imtësishme për tifozët që do futen në stadium. Afro 2 mijë efektivë do jenë në terren, si edhe do bllokohen rrugët pranë "Arenës Kombëtare".

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Agjenda e ekipit serb në Shqipëri, e premte 6 qershor:

Mbërritja në Tiranë pas orës 13:30 të së premtes

Akomodimi në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta"

Ora 17:30 konferenca e trajnerit serb, Dragan Stojkovic në "Arenën Kombëtare"

Ora 18:00 ekipi serb stërvitet në "Arenën Kombëtare"

Ora 19:30 ekipi serb kthehet në hotel

Ora 13:45
Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, masa të forta sigurie në kryeqytet! Ekipi akomodohet në hotel

1749211717_1749210654renea.jpg

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë dhe në kushte të forta sigurie është shoqëruar nga Rinasi për në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta", ku edhe është akomoduar.

Ekipi serb mbërriti në hotel në orën 13:40, teksa u shoqëruan gjatë gjithë itinerarit nga policia e shtetit dhe forcat speciale RENEA. Asnjë incident nuk u shënua me mbërritjen e Serbisë. Pas pushimit për disa orë, ekipi i drejtuar nga Dragan Stojkovic do zhvillojë stërvitjen në "Arenën Kombëtare" në orën 18:00, po me siguri të lartë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?