Sport

Serbi/ Arrestohet 35-vjeçari me nënshtetësi italiane, i gjendet një bluzë me simbole të UÇK-së në Merdare

11 Tetor, 19:14| Përditesimi: 11 Tetor, 19:22

  • Share

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar një 35-vjeçar me nënshtetësi italiane me iniciale EE, pasi u gjet një bluzë me mbishkrimin UÇK,.

Sipas autoriteteve serbe, dyshohet se ai kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Në pikën kufitare të Merdar, policia, pasi kontrolloi makinën “Pezho” të drejtuar nga i dyshuari, gjeti një çantë në bagazhin e makinës, e cila përmbante një bluzë të gjelbër me simbole të UÇK-së, informojnë mediat serbe.

EE u ndalua deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.

Ndërsa dy ditë më parë, ndaloi po në Merdar, ndaloi një 53-vjeçar i cili kishte 5 çanta me fanela dhe flumur me simbole të UÇK.


Lajmi kryesor:

LIVE/ Rey Manaj shënon supergol, Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac! Sulmuesi feston me 'shqiponjë', del Broja (VIDEO)


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?