Elseid Hysaj

Sport

'Serbia doli bukur, Broja i mbyllur në vete', Hysaj: Krenari të kaloj Canën, duhet të shënojmë më shumë

9 Shtator, 23:18| Përditesimi: 9 Shtator, 23:21

  • Share

Elseid Hysaj foli pas fitores 1-0 të Kombëtares kundër Letonisë. Shkodrani ceku edhe humbjen e Serbisë 0-5 nga Anglia.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike, këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0.

Broja? Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një djalë me potencial të fortë, por është pak si i mbyllur në veten e tij. Por jam i bindur që herët a vonë do shpërthejë e do të na ndihmojë më shumë.

Nuk mundemi më të luajmë me 1-0, se futbolli ka ndryshuar. Edhe Serbia, edhe ne mund të bënim gol në fund. Me raste duhet të shfrytëzonim e shkonim 2-0, se mund të komplikohej ndeshja në fund. Duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese.

Rekordi i Canës? Kjo është një ëndërr që po e përjetoj se të barazosh një lojtar si Cana është nder i madh për mua e shpresoj ta kaloj e bëj 100. Shpresojmë të fitojmë të radhës, po fituam besoj se do të jetë ndeshja më e bukur e jetës time. Serbia? E morëm vesh, shumë bukur doli", tha Hysaj për TV Klan pas ndeshjes.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Asllani ngjit Kombëtaren në vendin e dytë, Shqipëria mposht 1-0 Letoninë në Tiranë dhe mban gjallë 'ëndrrën amerikane' (VIDEO)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?