Serie A e futbollit zhvilloi pesë duele këtë të dielë, teksa gjithë vëmendja ishte në mbrëmje ku në Torino u luajt Derbi i Italisë, me Juventusin dhe Interin që barazuan 1-1. Sërish zikaltërit qëndrojnë në krye të klasifikimit me dy pikë më shumë se "Zonja". E dielë sportive në Serie A nisi në 12:30, ku në Sardegna Cagliari dhe Monza ndanë pikët duke barazuar 1-1. Në 15:00 Empoli humbi 3-4 në shtëpi nga Sassuolo, ndërsa Frosinone mundi 2-1 Genoan. Në 18:00 në "Olimpico" Roma mundi 3-1 Udinesen.
Në Sardegna, Cagliari barazoi 1-1 me Monzën. Ishin vendasit e Ranierit që shënuan me Dossena në minutën e 10-të, ndërsa miqtë nga Brianteo barazuan me Maric në minutën e 61.
Në "Carlo Castellani" Empoli u mund 3-4 nga Sassuolo, në një ndeshje që në fundin e saj ishte një thriller i vërtetë. Për vendasit nga minuta e parë në fushë ishin Berisha dhe Ismajli, teksa Shpendi qëndroi në stol. Te Sassuolo Bajrami mori 11 minuta në fundin e lojës, çka rezultaun edhe deçizive. Caputo, Fazzini dhe Kovalenko shënuan te Empoli, me miqtë që u përgjigjën me Pinamontin, Henrique dhe dopietën ne Berardin, teksa kapiteni i dha tri pikë të tijve në minutën e 90+2.
Në "Benito Stripe", Frosinone bëri detyrën në shtëpi duke mundur 2-1 Genoan. Soule dhe Monterisi gjetën rrjetën te vendasit, ndërsa Malinovski shënoi për miqtë. Marvin Çuni u la në stol për Frosinonen, kurse Arijon Ibrahimovic mori minuta në pjesën e dytë.
Roma ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke mundur 3-1 skuadrën e Udineses në "Olimpico". Për javën e 13-të në Serinë A, miqtë bënë "me zemër" djemtë e Mourinhos me barazimin e përkohshëm. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 20-të nga Mancini, me mbrojtësin që shënoi me kokë pas asistit të Dybala. Pjesa e parë do mbyllej 1-0, ndërsa Thauvin në të 57 minutë vendosi ekuilibrat.
Roma "u zgjua" dhjetë minutat e fundit dhe gjeti epërsinë me Dybala në minutën e 81, pas pasimit finale të Lukakut. Në fund kishte vend edhe për El Shaarawy që "vulosi" ndeshjen për 3-1 në minutën e 90-të. Me 21 pikë pas javës së 13-të, Roma mban vendin e pestë. Udine ndodhet në pozitën e 16-të me 11 pikë.
Juventusi dhe Interi barazuan 1-1 në Derbin e Italisë të zhvilluar në Torino. Pas javës së 13-të në Serinë A, janë sërish zikaltërit e Simone Inzaghit që mbajnë vendin e parë në klasifikim. Përballja më e fortë e ditës në futbollin italian nuk zhgënjeu pritshmëritë, kjo për lojën dhe rastet e krijuara në fushë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Allegrit me golin e Dusan Vlahovic në minutën e 27-të. Ekuilibri mbërriti vetëm pas gjashtë minutash lojë nga Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit shënoi në një aksion të shpejtë me pesë pasime, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët. Edhe pse pjesa e dytë ishte e luftuar, të dyja ekipet u ndanë në paqe. Shtatë minuta lojë edhe për Kristjan Asllanin te Interi, me lojtarin e Kombëtares që zuri vendin e Calhanoglu. Pas javës së 13-të, Serinë A e kryeson Interi me 32 pikë, dy më shumë se Juventusi.
Serie A, java 13-të - e dielë:
12:30 Cagliari 1-1 Monza (Dossena 10' / Maric 61')
15:00 Empoli 3-4 Sassuolo (Caputo 4', Fazzini 25', Kovalenko 86' / Pinamonti 9', Henrique 20', Berardi 66' (p), 90+2')
15:00 Frosinone 2-1 Genoa (Soule 34', Monterisi 90+4' / Malinovsky 38')
18:00 Roma 3-1 Udinese (Mancini 20', Dybala 81', El Shaarawy 90' / Thauvin 67' )
20:45 Juventus 1-1 Inter (Vlahovic 27' / Lautaro 33')
Renditja:
Juventusi dhe Interi barazuan 1-1 në Derbin e Italisë të zhvilluar në Torino. Pas javës së 13-të në Serinë A, janë sërish zikaltërit e Simone Inzaghit që mbajnë vendin e parë në klasifikim. Përballja më e fortë e ditës në futbollin italian nuk zhgënjeu pritshmëritë, kjo për lojën dhe rastet e krijuara në fushë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Allegrit me golin e Dusan Vlahovic në minutën e 27-të. Ekuilibri mbërriti vetëm pas gjashtë minutash lojë nga Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit shënoi në një aksion të shpejtë me pesë pasime, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët. Edhe pse pjesa e dytë ishte e luftuar, të dyja ekipet u ndanë në paqe. Shtatë minuta lojë edhe për Kristjan Asllanin te Interi, me lojtarin e Kombëtares që zuri vendin e Calhanoglu. Pas javës së 13-të, Serinë A e kryeson Interi me 32 pikë, dy më shumë se Juventusi.
Roma ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke mundur 3-1 skuadrën e Udineses në "Olimpico". Për javën e 13-të në Serinë A, miqtë bënë "me zemër" djemtë e Mourinhos me barazimin e përkohshëm. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 20-të nga Mancini, me mbrojtësin që shënoi me kokë pas asistit të Dybala. Pjesa e parë do mbyllej 1-0, ndërsa Thauvin në të 57 minutë vendosi ekuilibrat.
Roma "u zgjua" dhjetë minutat e fundit dhe gjeti epërsinë me Dybala në minutën e 81, pas pasimit finale të Lukakut. Në fund kishte vend edhe për El Shaarawy që "vulosi" ndeshjen për 3-1 në minutën e 90-të. Me 21 pikë pas javës së 13-të, Roma mban vendin e pestë. Udine ndodhet në pozitën e 16-të me 11 pikë.
Juventus dhe Inter luajnë sot në 20:45 në Torino për javën e 13-të në Serie A. Prej rivalitetit mes tyre, kjo sfidë ka marrë edhe emërtimin si Derbi i Italisë që në vitin 1967-të. Mbrëmja e sotme gjen Interin në krye të renditjes, me vetëm dy pikë më shumë se "Zonja".
Juventusi vjen nga një seri rezultatesh pozitive, me 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A. Skuadra e Allegrit ka rizbuluar qëndrueshmërinë e saj në mbrojtje, me vetëm 1 gol të pësuar dhe 7 të shënuar. Falë kësaj serie fitoresh radhazi, bardhezinjtë janë ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 29 pikë.
Po aq pozitive është edhe rruga e Interit, i cili deri më tani ka fituar 31 nga 36 pikët e disponueshme në Serinë A. Në pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes Serisë A dhe Champions League, zikaltërit kanë 5 fitore, me 8 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Deri më tani, skuadra e Inzaghit ka sulmin më të mirë (29 gola të shënuar) dhe mbrojtjen më të mirë (6 gola të pësuar) në kampionat.
Sa i takon formacioneve, Allegri ka hedhur nga minuta e parë në fushë të rinjtë Cambiaso dhe Nicolussi Caviglia. Nga ana tjetër, Inzaghi luan në sulm me Thuram - Lautaro, teksa Asllani do kërkojë minuta në pjesën e dytë.
Formacionet zyrtare:
JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Cambiaso, McKennie, Nicolussi Caviglia, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic
INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez