Sport

GOLAT/ Milani mund 1-0 Fioren dhe rigjen suksesin pas katër ndeshjeve, Napoli fiton me Atalantën! Salernitana shijon tri pikët e para në Serie A

25 Nëntor 2023, 22:51| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 08:26

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 13-të. Këtë të shtunë në program ishin tre ndeshje, teksa gjithçka filloi në orën 15:00 ku Salernitana fitoi 2-1 kundër Lazios, për të marrë tri pikët e para këtsë sezon. Në 18:00 Atalanta e Gjimshitit humbi 1-2 me Napolin, teksa në 20:45 Milani fitoi 1-0 me Fiorentinën në "San Siro", duke marrë tri pikë pas katër ndeshjeve "jo".

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës fituan 2-1 me përmbysje kundër Lazios, për të marrë tri pikët e para këtë sezon. Vendimtar në këtë përballje ishte një ish si Candreva, që shënoi me një perlë golin e fitores. Sfida do hapej në minutën e 43-të nga Immobile, që kaloi Lazion në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Salernitana barazoi me Kastanos në të 55 minutë. Trajneri Sarri forcoi mbrojtjen dhe në minutën e 62 në fushë u hodh edhe Hysaj. Duhej perla e Candrevas në të 66 minutë që Salernitana të bënte përmbysjen e madhe dhe të merrte tri pikët e para këtë sezon, me festën që ishte legjitime edhe nga trajneri Pippo Inzaghi. Lazio me 17 pikë mban vendin e dhjetë, ndërsa edhe pse në vendin e fundit Salernitana me tetë pikë barazon Veronën.

Në stadiumin "Geuiss" në Bergamo, Atalanta vendase humbi 1-2 me Napolin. Në fushë ishin shqiptarët Gjimshiti te vendasit dhe Rrahmani për miqtë, ndërsa me rikthimin pas dhjetë vitesh në stolin e të kaltërve, Mazzari debuton me tri pikë. Sfida nisi me rritëm dhe ishte Gjimshiti që në minutën e 27-të do ndëshkohej me karton të verdhë. Në të 34' Rrahmani shënoi për Napolin, por ishte VAR që anulloi gjithçka për pozicion jashë loje. Kur u duk se skuadrat do i drejtoheshin zhveshtoreve në barazim, ishte Kvaratshkhelia që kaloi Napolin në epërsi. Në fraksionin e dytë ishte Lookman që vendosi baraspeshën në të 53 minutë. Për të festuar suksesin e kampionëve të Italisë në udhëtim, mendoi Elmas që shënoi me asistin e Osimhen në minutën e 79-të. Me 24 pikë Napoli shkon në vendin e tretë, teksa Atalanta me 20 pikë mban pozitën e gjashtë.

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Milani ia doli të marrë tri pikë duke mundur 1-0 Fiorentinën në "San Siro" për javën e 13-të në Serie A. Sfida ishte me dy fytyra për kuqezinjtë që shënuan me Theo Hernandez në minutën e 45+2 nga penalltia. Në pjesën e dytë ishte Fiore që rrezikoi në disa raste, me Maignan që mbajti të tijtë në lojë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli vendosi të hedhë në fushë Francesco Camardan në vendin e Jovic në minutën e 83. Djaloshi debuton në Serie A duke qenë lojtari më i ri në historinë e kampionatit. Francesco Camarda debuton në Serie A në moshën 15 vjeç e 260 ditë dhe kalon Wisdom Amey (15 vjeç e 274 ditë). Ky po është një rekord.

Pas katër ndeshjeve "jo", Milan rikthehet te tri pikët dhe shkon në vendin e tretë me 26 pikë.

Serie A, java 13-të - E shtunë:

15:00 Salernitana 2-1 Lazio

18:00 Atalanta 1-2 Napoli

20:45 Milan 1-0 Fiorentina

Renditja:

Ora 22:46
VIDEO/ Milani fiton pas katër ndeshjeve, mund 1-0 Fiorentinën! Rekord në Serie A me aktivizimin e një 15-vjeçari

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Milani ia doli të marrë tri pikë duke mundur 1-0 Fiorentinën në "San Siro" për javën e 13-të në Serie A. Sfida ishte me dy fytyra për kuqezinjtë që shënuan me Theo Hernandez në minutën e 45+2 nga penalltia. Në pjesën e dytë ishte Fiore që rrezikoi në disa raste, me Maignan që mbajti të tijtë në lojë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli vendosi të hedhë në fushë Francesco Camardan në vendin e Jovic në minutën e 83. Djaloshi debuton në Serie A duke qenë lojtari më i ri në historinë e kampionatit. Francesco Camarda debuton në Serie A në moshën 15 vjeç e 260 ditë dhe kalon Wisdom Amey (15 vjeç e 274 ditë). Ky po është një rekord.

Pas katër ndeshjeve "jo", Milan rikthehet te tri pikët dhe shkon në vendin e tretë me 26 pikë.

Ora 22:36
Si në përralla, Milani fut në fushë Francesco Camardan dhe vendos rekord në Serie A

Milani po fiton 1-0 me Fiorentinën për javën e 13-të në Serie A. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli vendosi të hedhë në fushë Francesco Camardan në vendin e Jovic në minutën e 83. Djaloshi debuton në Serie A duke qenë lojtari më i ri në historinë e kampionatit. Francesco Camarda debuton në Serie A në moshën 15 vjeç e 260 ditë dhe kalon Wisdom Amey (15 vjeç e 274 ditë). Ky po është një rekord.

Ora 21:14
VIDEO/ Rrahmani fiton derbin me Gjimshitin, Mazzari e nis me tri pikë! Napoli fiton 1-2 me Atalantën


Në stadiumin "Geuiss" në Bergamo, Atalanta vendase humbi 1-2 me Napolin. Në fushë ishin shqiptarët Gjimshiti te vendasit dhe Rrahmani për miqtë, ndërsa me rikthimin pas dhjetë vitesh në stolin e të kaltërve, Mazzari debuton me tri pikë. Sfida nisi me rritëm dhe ishte Gjimshiti që në minutën e 27-të do ndëshkohej me karton të verdhë. Në të 34' Rrahmani shënoi për Napolin, por ishte VAR që anulloi gjithçka për pozicion jashë loje. Kur u duk se skuadrat do i drejtoheshin zhveshtoreve në barazim, ishte Kvaratshkhelia që kaloi Napolin në epërsi. Në fraksionin e dytë ishte Lookman që vendosi baraspeshën në të 53 minutë. Për të festuar suksesin e kampionëve të Italisë në udhëtim, mendoi Elmas që shënoi me asistin e Osimhen në minutën e 79-të. Me 24 pikë Napoli shkon në vendin e tretë, teksa Atalanta me 20 pikë mban pozitën e gjashtë.

 

Ora 19:45
VIDEO/ Olivera largohet mes lotësh, dëmtim i rëndë në Atalanta - Napoli


Atalanta dhe Napoli po luajnë në Bergamo për javën e 13-të në Serie A. Gjatë pjesës së parë Olivera i miqve pësoi një dëmtim të rëndë edhe pse jo në dyluftim. Rrëshqitja në fushë ka bërë që lojtari të shpërthejë në lot, teksa duket një tërheqje muskulare. Mbrojtësi italian u largua nga fusha me barelë pasi u dëmtua dhe Juan Jesus zuri vendin e tij.

Ora 17:33
VIDEO/ Salernitana përmbys Lazion dhe shijon fitoren e parë në Serie A! 2-1 në Salerno, Hysaj futet në pjesën e dytë


Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës fituan 2-1 me përmbysje kundër Lazios, për të marrë tri pikët e para këtë sezon. Vendimtar në këtë përballje ishte një ish si Candreva, që shënoi me një perlë golin e fitores. Sfida do hapej në minutën e 43-të nga Immobile, që kaloi Lazion në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Salernitana barazoi me Kastanos në të 55 minutë. Trajneri Sarri forcoi mbrojtjen dhe në minutën e 62 në fushë u hodh edhe Hysaj. Duhej perla e Candrevas në të 66 minutë që Salernitana të bënte përmbysjen e madhe dhe të merrte tri pikët e para këtë sezon, me festën që ishte legjitime edhe nga trajneri Pippo Inzaghi. Lazio me 17 pikë mban vendin e dhjetë, ndërsa edhe pse në vendin e fundit Salernitana me tetë pikë barazon Veronën.

 

S.Dh/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?