Milan feston golin e Theo

Sport

VIDEO/ Milani fiton pas katër ndeshjeve, mund 1-0 Fiorentinën! Rekord në Serie A me aktivizimin e një 15-vjeçari

25 Nëntor 2023, 22:46| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 22:47

  • Share

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Milani ia doli të marrë tri pikë duke mundur 1-0 Fiorentinën në "San Siro" për javën e 13-të në Serie A. Sfida ishte me dy fytyra për kuqezinjtë që shënuan me Theo Hernandez në minutën e 45+2 nga penalltia. Në pjesën e dytë ishte Fiore që rrezikoi në disa raste, me Maignan që mbajti të tijtë në lojë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli vendosi të hedhë në fushë Francesco Camardan në vendin e Jovic në minutën e 83. Djaloshi debuton në Serie A duke qenë lojtari më i ri në historinë e kampionatit. Francesco Camarda debuton në Serie A në moshën 15 vjeç e 260 ditë dhe kalon Wisdom Amey (15 vjeç e 274 ditë). Ky po është një rekord.

Pas katër ndeshjeve "jo", Milan rikthehet te tri pikët dhe shkon në vendin e tretë me 26 pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani mund 1-0 Fioren dhe rigjen suksesin pas katër ndeshjeve, Napoli fiton me Atalantën! Salernitana shijon tri pikët e para në Serie A


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?