Në stadiumin "Geuiss" në Bergamo, Atalanta vendase humbi 1-2 me Napolin. Në fushë ishin shqiptarët Gjimshiti te vendasit dhe Rrahmani për miqtë, ndërsa me rikthimin pas dhjetë vitesh në stolin e të kaltërve, Mazzari debuton me tri pikë. Sfida nisi me rritëm dhe ishte Gjimshiti që në minutën e 27-të do ndëshkohej me karton të verdhë. Në të 34' Rrahmani shënoi për Napolin, por ishte VAR që anulloi gjithçka për pozicion jashë loje. Kur u duk se skuadrat do i drejtoheshin zhveshtoreve në barazim, ishte Kvaratshkhelia që kaloi Napolin në epërsi. Në fraksionin e dytë ishte Lookman që vendosi baraspeshën në të 53 minutë. Për të festuar suksesin e kampionëve të Italisë në udhëtim, mendoi Elmas që shënoi me asistin e Osimhen në minutën e 79-të. Me 24 pikë Napoli shkon në vendin e tretë, teksa Atalanta me 20 pikë mban pozitën e gjashtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani mund 1-0 Fioren dhe rigjen suksesin pas katër ndeshjeve, Napoli fiton me Atalantën! Salernitana shijon tri pikët e para në Serie A
S.Dh/ReportTv.al