Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e javës së 20-të. Këtë pasdite Leçe ka dalë te tri pikët, ndërsa Atalanta ngeci në Udine. Torino barazoi 1-1 në derbi me Juventusin, teksa në mbrëmje Milani u ndal 1-1 nga Cagliari.
Torino dhe Juventus barazuan 1-1 në derbi. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Serie A ishte me grintë dhe nerv sportiv, ndërsa nuk munguan as nervat, me trajnerët Vanoli dhe Motta që dolën me kartona të kuq në minutën e 56-të. Ishte Juventusi që gjeti golin e epërsisë me Yildiz në minutën e tetë para se Vlasic të barazonte në shtesën e pjesës së parë. Paçka rasteve fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ndërsa u shënjua nga sherri në fushë mes dy kampeve dhe daljen jashtë me kartona të kuq për dy trajnerët.
Pasi fitoi Superkupën e Italisë në finalen kundër Interit, Milani u ndal 1-1 në shtëpi nga Cagliari. Trajneri Sergio Conceiçao debuton me barazim në Serie A edhe pse në Superkupën e disa ditëve më parë mposhti emra si Juventus apo Inter.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishte Alvaro Morata që kaloi Milanin në epërsi në minutën e 51. Vetëm katër minuta zgjati avantazhi i vendasve dhe për këtë u kujdes Zortea që të vendoste ekuilibrat. Në një rast portieri Maignan bëri heroi për vendasit, ndërsa në stol te sardët ishte Alen Sherri.
Në "Carlo Castellani" vendasit e Empolit u mposhtën 1-3 nga Leçe. Tete Morente dhe dopieta e Krstovic i dhanë suksesin miqve, duke bërë të pavlefshëm golin e Cacace. Për Leçen tetë minuta në fund luajti edhe Ylber Ramadani që kishte tre ndeshje që nuk merrte besimin e trajnerit. Ndërkohë te Empoli kapiteni Ardian Ismajli luajti vetëm 21 minuta dhe u largua prej dëmtimit.
Në Udine vendasit ndalën në barazim 0-0 Atalantën. Ekipi nga Beragmo merr barazimin e dytë radhazi dhe mbetet ende në pozitën e dytë të renditjes. Te miqtë i pafat Berat Gjimshiti që u largua nga fusha pas minutës së 25-të pas një lëndimi në kokë.
Serie A, raundi 20-të:
15:00 Empoli 1-3 Leçe
15:00 Udinese 0-0 Atalanta
18:00 Torino 1-1 Juventus
20:45 Milan 1-1 Cagliari
Renditja:
Pasi fitoi Superkupën e Italisë në finalen kundër Interit, Milani u ndal 1-1 në shtëpi nga Cagliari. Trajneri Sergio Conceiçao debuton me barazim në Serie A edhe pse në Superkupën e disa ditëve më parë mposhti emra si Juventus apo Inter.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishte Alvaro Morata që kaloi Milanin në epërsi në minutën e 51. Vetëm katër minuta zgjati avantazhi i vendasve dhe për këtë u kujdes Zortea që të vendoste ekuilibrat. Në një rast portieri Maignan bëri heroi për vendasit, ndërsa në stol te sardët ishte Alen Sherri.
Me 28 pikë Milani mban vendin e tetë, ndërkohë që Cagliari me 18 pikë ndodhet ende në zonën e ftohtë (vendi 18).
Torino dhe Juventus barazuan 1-1 në derbi. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Serie A ishte me grintë dhe nerv sportiv, ndërsa nuk munguan as nervat, me trajnerët Vanoli dhe Motta që dolën me kartona të kuq në minutën e 56-të. Ishte Juventusi që gjeti golin e epërsisë me Yildiz në minutën e tetë para se Vlasic të barazonte në shtesën e pjesës së parë. Paçka rasteve fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ndërsa u shënjua nga sherri në fushë mes dy kampeve dhe daljen jashtë me kartona të kuq për dy trajnerët. "Zonja" me 33 pikë mbetet në vendin e pestë, ndërsa Torino me 22 pikë mbetet në pozitën e 11-të.