Sport

VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol

11 Janar, 22:48| Përditesimi: 11 Janar, 22:54

  • Share


Pasi fitoi Superkupën e Italisë në finalen kundër Interit, Milani u ndal 1-1 në shtëpi nga Cagliari. Trajneri Sergio Conceiçao debuton me barazim në Serie A edhe pse në Superkupën e disa ditëve më parë mposhti emra si Juventus apo Inter.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishte Alvaro Morata që kaloi Milanin në epërsi në minutën e 51. Vetëm katër minuta zgjati avantazhi i vendasve dhe për këtë u kujdes Zortea që të vendoste ekuilibrat. Në një rast portieri Maignan bëri heroi për vendasit, ndërsa në stol te sardët ishte Alen Sherri.

Me 28 pikë Milani mban vendin e tetë, ndërkohë që Cagliari me 18 pikë ndodhet ende në zonën e ftohtë (vendi 18).

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi ngec 1-1 në derbin me Torinon, Cagliari ndal Milanin në 'San Siro'! Dëmtohen Ismajli dhe Gjimshiti


S.Dh/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?