Milan 2-1 Como

Sport

GOLAT/ Milani përmbys 2-1 Comon, Verona bën befasinë në Udine! Monza me 'një këmbë' në të dytën

15 Mars, 17:09| Përditesimi: 15 Mars, 22:50

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 29-të. Këtë të shtunë (15 mars) gjithçka nisi me dy takime në orën 15:00. Monza barazoi 1-1 kundër Parmës, ndërsa Udinese u mposht 0-1 nga Verona. Në orën 18:00 në "San Siro" Milani përmbysi 2-1 Comon.

Në "San Siro" Milani fitoi jo pa vështirësi 2-1 kundër Comos. Sfida nisi me vendasit më kërkues, por ishte Como e Fabregas që kaloi në epërsi pas 33 minutave lojë me Da Cunha. Fraksioni i dytë i lojës pa kuqezinjtë më luftarak dhe në minutën e 53-të Reijnders asistoi për Pulisic, me amerikanin që barazoi shifrat. Goli shtoi dëshirën e Milanit dhe me shtysën e publikut ishte Reijnders që këtë herë shënoi vetë për t'i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Në 'Friuli', Udinese u mposht 0-1 nga Verona. Miqtë bënë befasinë duke marrë tri pikë në një fushë të vështirë falë golit të Dudas në minutën e 72-të. Tri pikë shprese për miqtë që duket se largohen nga zona e ftohtë.

Në "Brianteo" Monza u ndal në barazimin 1-1 nga Parma. Ishin vendasit që kaluan në avantazh me Izzo pas 60 minutash lojë, ndërsa Bonny barazoi gjashtë minuta nga fundi.

Serie A, raundi 29-të:

15:00 Monza 1-1 Parma

15:00 Udinese 0-1 Verona

18:00 Milan 2-1 Como

20:45 Torino 1-0 Empoli

Renditja:

Ora 20:07
VIDEO/ Milani përmbys 2-1 Comon, Reijnders gol dhe asist

Në "San Siro" Milani fitoi jo pa vështirësi 2-1 kundër Comos. Sfida nisi me vendasit më kërkues, por ishte Como e Fabregas që kaloi në epërsi pas 33 minutave lojë me Da Cunha. Fraksioni i dytë i lojës pa kuqezinjtë më luftarak dhe në minutën e 53-të Reijnders asistoi për Pulisic, me amerikanin që barazoi shifrat. Goli shtoi dëshirën e Milanit dhe me shtysën e publikut ishte Reijnders që këtë herë shënoi vetë për t'i dhënë epërsinë ekipit të tij. Tanimë Milani siguron fitoren e dytë radhazi dhe me 47 pikë ngjitet në vendin e shtatë. Como ndërkohë pozicionohet e 13-ta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?