Sesioni i ri parlamentar nis me konsensus PS - PD/ Më 12 shtator votimi për mandatin e Xhaçkës dhe interpelanca me Ramën për mbetjet e KURUM

2 Shtator, 13:02
  • Share

1725300488_hjes.JPG

(Foto: Olta Xhaçka ne kuvend, ne seancen e 2 shtatorit 2024)

Seanca e sotme parlamentar është një seancë kryesisht solemne, ndërsa ‘beteja politike’ pritet të nisë më 12 shtator kur do të hidhet në votim dhe ‘mandati i Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese si dhe të mbahet interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin Rama për mbetjet toksike të KURUM drejt Tajlandës.

Seanca do të nisë në orën 17:00 ndërsa më herët u mblodh Konferenca e Kryetarëve, për herë të parë nën drejtimin e kryeparlamentares së re Elisa Spiropali.

Me dakordësinë e palëve u miratua programi i punës së Kuvendit për javët e ardhshme, një ogur i mirë sipas Spiropalit për konsensus edhe më tej.

"Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme. Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar!" shkruajti Spiropali përmes një postimi në Facebook.

Në seancën e kësaj pasditeje, u njoftua zyrtarisht Niko Peleshi në krye të grupit të Partisë Socialiste, ndërsa

në konferencën e Kryetarëve, qëndrimin në emër të socialistëve e mbajti Taulant Balla, ministri i ri për Marrëdhëniet me parlamentin, - pasi Niko Peleshi do të njoftohej zyrtarisht në seancën e pasdites si kreu i grupit PS -  i cili siç mësohet ka thënë opozitës se të gjitha kërkesat e saj do të shqyrtohen deri në 19 dhjetor kur mbyllet sesioni. Seanca e 12 shtatorit do nisë në orën 11:00 pasi PD do jetë në ceremoninë e përkujtimit të vrasjes së Azem Hajdarit.


Lajmi kryesor:

Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali kërkon bashkim: Reflektimi të jetë i përbashkët! PD gris mesazhin e Begajt! PS shtrin dorën e bashkëpunimit


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?