Në "Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 1-0 kundër Atletico Madrid. Dueli i raundit të 24-t në La Liga u vendos nga goli i Romeros që në minutën e 15-të. Një pasim i Ocampos bëri që goditja e sulmuesit të ndalej pas krahëve të Oblak. Paçka rasteve dhe forcës në sulm, të besuarit e Diego Simeones dolën pa pikë nga transferta, duke qenë në vendin e katërt, 13 pikë pas Real Madridit kryesues.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Uzuni asist, Granada barazon 3-3 ndaj Barcelonës! Muriqi i jep tri pikë Mallorcas në derbin e shqiptarëve, Sevilla mposht 1-0 Atl. Madridin
S.Dh/ReportTv.al