La Liga spanjolle e futbollit zhvilloi ndeshjet e javës së 24-t. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 14:00, ku Getafe fitoi 3-2 me Celta Vigon. Në 16:15, Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon, teksa Vedat Muriqi ishte vendimtar me golin në minutën e 90+2. Granada barazoi 3-3 ndaj Barcelonës në udhëtim, me Uzunin që asistoi.
Në stadiumin "Son Moix", Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon. Vedat Muriqi fitoi duelin e shqiptarëve me Ivan Balliun, teksa sulmuesi i Kosovës i dha tri pikë të tijve në shtesën e ndeshjes. Deçiziv Muriqi që rikthehet me gol pas dëmtimit. Pjesa e parë u mbyll e bardhë, ndërsa Sanchez në të 48 minutë hapi serinë e golave për vendasit. Garcia barazoi në të 76', para se Vedat Muriqi me kokë nga brenda zonës të shënonte në limitet e sfidës. Vallecano me 24 pikë mban vendin e 14, një pozicion dhe një pikë më shumë se Mallorca.
Në "Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 1-0 kundër Atletico Madrid. Dueli i raundit të 24-t në La Liga u vendos nga goli i Romeros që në minutën e 15-të. Një pasim i Ocampos bëri që goditja e sulmuesit të ndalej pas krahëve të Oblak. Paçka rasteve dhe forcës në sulm, të besuarit e Diego Simeones dolën pa pikë nga transferta, duke qenë në vendin e katërt, 13 pikë pas Real Madridit kryesues.
Barcelona dhe Granada barazuan 3-3 për raundin e 24-t të La Ligas, në një ndeshje "të çmendur". Yamal kaloi në epërsi Barçën në minutën e 14-të, para se Sanchez të vendoste ekilibrat në fundin e pjesës së parë. Miqtë guxuan dhe shënuan golin e epërsisë në të 60 minutë me Pellistrin, me pasimin final të Uzunit.
Lewandowski barazoi 2-2, para se Miquel të shënonte të tretin për Granadan. Yamal me dopietën personale në minutën e 81 shmangu turpin për të besuarit e Xavit, me 16-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon. Me 51 pikë Barça mbetet në vendin e tretë, teksa Granada me 13 pikë ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.
La Liga, java 24:
E dielë
14:00 Getafe 3-2 Celta Vigo
16:15 Mallorca 2-1 Rayo Vallecano
18:30 Sevilla 1-0 Atletico Madrid
21:00 Barcelona 3-3 Granada
Renditja:
Barcelona dhe Granada barazuan 3-3 për raundin e 24-t të La Ligas, në një ndeshje "të çmendur". Yamal kaloi në epërsi Barçën në minutën e 14-të, para se Sanchez të vendoste ekilibrat në fundin e pjesës së parë. Miqtë guxuan dhe shënuan golin e epërsisë në të 60 minutë me Pellistrin, me pasimin final të Uzunit.
Lewandowski barazoi 2-2, para se Miquel të shënonte të tretin për Granadan. Yamal me dopietën personale në minutën e 81 shmangu turpin për të besuarit e Xavit, me 16-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon. Me 51 pikë Barça mbetet në vendin e tretë, teksa Granada me 13 pikë ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.
Barcelona dhe Granada po luajnë në "Lluis Campanys" të Katalonjës për javën e 24-t në La Liga. Te miqtë nga minuta e parë në majën e sulmit luan edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares u rrek të shënonte një gol me roveshatë, por për fat të keq nuk mundi të godiste topin. Megjithatë Uzuni e bëri të vetën, duke dashur të shënonte me akrobaci në stilin e Cristiano Ronaldos, idhullit të tij në lojën me top.