Në stadiumin "Son Moix", Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon. Vedat Muriqi fitoi duelin e shqiptarëve me Ivan Balliun, teksa sulmuesi i Kosovës i dha tri pikë të tijve në shtesën e ndeshjes. Deçiziv Muriqi që rikthehet me gol pas dëmtimit. Pjesa e parë u mbyll e bardhë, ndërsa Sanchez në të 48 minutë hapi serinë e golave për vendasit. Garcia barazoi në të 76', para se Vedat Muriqi me kokë nga brenda zonës të shënonte në limitet e sfidës. Vallecano me 24 pikë mban vendin e 14, një pozicion dhe një pikë më shumë se Mallorca.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Uzuni asist, Granada barazon 3-3 ndaj Barcelonës! Muriqi i jep tri pikë Mallorcas në derbin e shqiptarëve, Sevilla mposht 1-0 Atl. Madridin
S.Dh/ReportTv.al