Sezoni i ri nis me ‘halle’ të vjetra! Në Vlorë, privatët ngulin çadrat në plazhin publik! Kullat janë bosh, mungojnë vrojtuesit!

14 Qershor, 16:16| Përditesimi: 14 Qershor, 16:30

  • Share

Stacionet private të plazhit janë çelur tashmë në Vlorë. Siç shihet në pamje janë hapur çadrat e shezlongët por në kullat e vrojtimit mungojnë rojet. Bizneset shmangin detyrimin ligjor dhe nuk ofrojnë siguri për pushuesit. Edhe Bashkia e Vlorës gjendet në shkelje, pasi vëzhgues s’kanë as plazhet publike.

Pushuesit shprehen të shqetësuar pasi prej vitesh nuk shohin vrojtues në plazhe. Po kështu vihet re se janë vendosur shezlongë me pagesë në hapësirat e dedikuara për plazh publik.

“Vështirë të gjeni një roje në gjithë bregun. E dëgjoj Kumbaron në TV që thotë se ka roje! Po ku janë?! Po kështu s’ka plazhe publike. Ministrja thotë 20 për qind duhet të jete publike (pa pagesë), por këtu s’ka as 5 për qind”, tha një pushues.

“S’ka hapësirë publike këtu, veç atje tek kanali kanë lënë 3 metra. Të tjerat janë zënë”, tha një pushues tjetër.

Vetëm për këtë vit janë trajnuar 33 të rinjtë ndërsa janë në proces 10 të tjerë, thotë Leneda Halilaj, trajnuese për vrojtuesit e plazhit. Ajo shprehet se "çdo stacion plazhi, privat, për të marrë licence duhet të ketë në kontratë punësimin e vrojtuesit, por në terren ata nuk shihen".

Task-forca e Vlorës duhet të ushtrojë kontrolle më të shpeshta në vijën bregdetare të Vlorës nga Zverneci në Orikum ku ushtrojnë aktivitetin 188 subjekte.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 14/06/2024 18:24

    Reportazh shume i sakte dhe doja te plotesoja qe ne vreg te detit jane varka te vogla qe pengojne plazhistat plus qe ka dhe shtepi qe jane ne buze te detit(pa leje ne zonen e Orikumit)qe pjesen perpara shtepise kane vene shezllonet e tyre.Znj Kumbaro i di shume mire keto gjera.

    Përgjigju
  • poli: 14/06/2024 17:38

    shteti nuk ekziston...prandaj kush do ben ligjet....deri kur do vazhdohet keshtu...

    Përgjigju
  • Besi: 14/06/2024 16:29

    Plazhi i vjeter eshte shume pis.Skandalizohen turistet.Rruget te gjitha jane te shqyera po prishen makinat.Ka disa vite pa u pastruar rera e plazhit te vjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?