Sezoni turistik në Himarë çelet zyrtarisht më 2 Maj por turistët e huaj nuk mungojnë as në këto ditë të ngrohta të fund Prillit.
Nga Amerika, Anglia, Holanda, Kina, India e Indonezia, të shumtë janë të rinjtë që vizitojnë shpellat dhe gjiret e mrekullueshme të bregdetit jonian.
“Unë jam nga India dhe vizitoj për herë të parë Shqipërinë, fillimisht isha në Sarandë e tani në Himarë. Më pëlqen shumë bregdeti, uji kristal, qetësia, ushqimi”.
“Unë jam nga Indonezia dhe po bëj një tur në Ballkan isha dhe në Mal të Zi por mund të them se Himara është e paqtë, qetësi, deti i pastër, gjire të mrekullueshme. Jam shumë e kënaqur”.
“Vij nga Holanda dhe kjo është vizita e parë në Shipëri dhe në verë planifikoj të vij sërish me familjen”.
“Nuk kam parë gjithë nga bukuritë këtu , por po më pëlqen shumë.Do lundroj drejt gjireve”-thanë turistët.
Çelja e sezonit turistik në fundjavë (2 dhe 3 Maj) pritet të jetë një festë e vertetë me muzikë dhe spektakël fishekzjarresh.
Vitin e kaluar Himara mirëpriti 350 mijë pushues vendas e të huaj, ndërsa për sezonin veror 2025 pritshmëritë janë më të larta, bazuar në rezervimet e hoteleve.
Komente
