Sezoni turistik, fluks emigranëtsh në portin e Vlorës dhe pikën kufitare të Kapshticës

14 Korrik, 11:01| Përditesimi: 14 Korrik, 11:08

  • Share

Ka nisur në portin e Vlorës fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve për të kaluar pushimet verore në vendin e tyre.

Sipas informacioneve paraprake mëngjësin e sotëm kanë mbërritur 1200 pasagjerë. Siç duket nga pamjet dyndje mjetesh janë në kalatën e portit të Vlorës. Pritet qe ditët në vijim të sjellin edhe me shumë fluks. Ndërkohë do të punohet me 8 sportele.

Po ashtu edhe në pikën kufitare të Kapshticës raportohet se vetëm të shtunën e 13 korrikut kanë hyrë 3645 shtetas dhe kanë dalë 2940 shtetas.

Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 4217 shtetas dhe kanë dalë 4671 shtetas.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?