Gjatë fundjavës së kaluar, porti i Durrësit njohu numrin me te madh te udhetareve për këtë sezon veror.
Mbi 20 mijë persona dhe më shumë se 6 mijë automjete mbërritën në port, pergjate te premtes, te shtune e te dieles, ndersa ne dalje u regjistruan 13 mijë.
Linjat kryesore Durrës-Bari ka punuar cdo dite ne dopio corso, ndersa ajo e Ankones ka shtuar numrin e lundrimeve. Per perpunimin e pasagjereve, në terminal funksionuan 19 sportele.
Dita më e ngarkuar ishte e shtuna e 9 gushtit, kur mbi 12 mijë pasagjerë dhe rreth 4 mijë automjete mberiten ne Durres. Ky fluks i madh vjen nga kthimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendet e Perëndimit dhe po shfrytëzojnë gushtin per pushime si dhe vizita tek familjaret.
Edhe në portin e Vlorës, numri i pasagjerëve është rritur në krahasim me muajt e mëparshëm të sezonit, megjithëse shifrat mbeten më të ulta se një vit më parë.
Sipas shefit të trageteve në Vlorë, Festim Skendaj, ne10 diteshin e pare te gushtit janë regjistruar mbi 16 mijë pasagjerë në hyrje dhe rreth 4 mijë automjete.
Kjo situatë lidhet me faktin se këtë vit në itinerarin Vlore- Brindizi operon vetëm një kompani, ndërsa një vit më parë funksiononte edhe një traget nga porti i Himarës, duke ofruar më shumë opsione për udhëtarët.
Ashtu si në Durrës edhe në Portin e Vlorës vijon fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në vendin tonë.
Sot në port kanë hyrë 980 pasagjerë dhe 230 automjete.
Ndërkohë një ditë më parë erdhën 3000 pasagjerë dhe 750 automjete.
Komente
