Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla.
Dredha ka komfirmuar se tashmë prej më shumë tre javësh Vlora edhe zyrtarisht e ka çeli sezonin por mund të thuhet që ka nisur më parë, ndërsa referuar prenotimeve pritet që edhe muajt në vijim të regjistrojnë rritje të numrit të turistëve
Dredha ka prekur edhe bashkëpunimin me operatorët turistik vendas apo të huaj ku nuk kanë munguar edhe nga Lituania apo Polonia, ndërsa ka theksuar edhe faktin se Vlora tashmë ka rritur edhe njësitë akomoduese.
'Kemi parë një fluks vizitorësh që prej muajit mars në fakt në qytetin e Vlorës. Nga komunikini që kemi me operatorët e turizmit i kanë plotë hotelet me mbi 80 për qind të paktën me dy operatorë të mëdhenj që kemi folur dhe në vazhdim do të jetë plot që do të thotë se do të kemi rritje të numrit të vizitorëve që zgjedhin Vlorën. Kemi edhe rritje të njësive akomoduese. Neë kemi pasur nga Lituania nga Polonia dhe operatorë turistik edhe nga Italia', tha ai.
Sa i takon plazheve publike dhe atyre private, janë katër plazhe nën menaxhimin e bashkisë duke nisur nga Zvërneci deri në Rradhimë, ndërsa gjatë kësaj të premte, plazhi pranë ish- akademisë së marinës u kompletua me të gjithë aksesorët për plazh publik.
'Janë 96 stacione plazhi që parashikohet që të marrin një kontratë, pasi të mbarojë edhe procedura e plotësimit të kritereve me AKB dhe pastaj kalojmë në bashki për t'u firmosur kontrata finale dhe për tu bërë pagesa. 36 stacione plazhesh janë shpërndarë deri tani me kontratë të firmosur', tha ai.
Dredha foli edhe për projektin e ujësjellësit dhe landfillin dy projekte me mjaft rëndësi për qytetin dhe të ardhmen e Vlorës.
Një nga situatat që kërkon zgjidhje është ajo e vrojtuesve në plazhet publike, ndërkohë që Dredha ka theksuar se ky sezon pritet të jetë ashtu si Vlora e meriton duke i bërë edhe një thirrje shqiptarëve të zgjedhin pikërisht Vlorën për të pushuar.
Komente
