Vlorë- Policia Rrugore e Vlorës ka vijuar kontrollet në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë në zonat turistike. Në segmentin Skelë - Lungomare derine Ujë të Ftohtë janë marrë disa masa konkrete ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Gjatë kontrolleve janë ndaluar dhe ndëshkuar 15 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtës.
Ndërkohë, janë konstatuar 50 mjete të parkuara në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, kryesisht në vendkalime këmbësorësh dhe zona me tabelë ndalimi, për të cilat janë marrë masa administrative.
Gjithashtu, janë vendosur 10 masa administrative për mjete me xhama të errësuar, si dhe janë zhvendosur disa automjete me karrotrec për bllokim të trafikut.
Policia bën me dije se kontrollet do vijojnë me intensitet përgjatë gjithë sezonit turistik për të garantuar siguri maksimale për qytetarët dhe vizitorët.
Komente
