Foto ilustruese, trafik

Kronikë
Top 24

Sezoni turistik, Xhafaj-Gjiknuri firmosin udhëzimin e ri: Mjetet që s'do qarkullojnë në fundjava

9 Qershor 2018, 10:17| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 10:39

  • Share

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ai i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, kanë firmosur udhëzimin për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda gjatë sezonit turistik, nga 15 qershori deri në 15 shtator.

Në udhëzim bëhet e ditur se kufizimet për këta mjete do të bëhen në fundjava, ndërsa paralajmërohen sanksione për të gjithë shkelësit. Në udhëzimin e mëposhtëm, firmosur nga Xhafaj e Gjiknuri, jepen të gjitha oraret e kufizimeve, ditët dhe llojet e mjeteve.

PDF/ Udhëzimi i ri për sezonin turistik (klikoni që të hapet dokumenti)

Njoftimi i plotë:
Me synim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve në zonat turistike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Brendshme kanë nxjerrë udhëzimin e përbashkët për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve të rënda fundjavat e periudhës 15 Qershor deri në 15 Shtator.

a) mjetet e transportit të mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 ton;

b) me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m;

c) rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;

d) bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare;

e) për kursantët e autoshkollave mësimore.

Kufizimet e shtrijnë efektin për ditët: E Premte nga ora 15:00 deri në orën 22:00. E Shtune nga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 22:00. Për ditët e diela nga ora 07:00 deri në orën 22:00.

Segmentet rrugore për të cilët do të zbatohet ky udhëzim:

Shkodër (P.K.Hani i Hotit; P.K.Muriqan; Plazhi Zogaj; Plazhi Shirokë; Velipojë; Lezhë)

Lezhë (Shëngjin; Patok; Kryqëzimi i Milotit – Kukës – P.K.Morinë)

Tiranë (Durrës; Gjiri i Lalzit)

Elbasan (Pogradec; Rrogozhinë)

Durrës (Currila; Gj.Lalzit; Kavajë; Rrogozhinë; Kryqëzimi i Milotit-Kukës- Morinë)

Kavajë (Plazhi Gjeneralit; Spille; Lushnje)

Fier (Lushnje; Seman; Plazhet e Poros)

Vlorë (Zvërnec; Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borxh-Bunec-Sarandë)

Sarandë (P.K.Qaf Botë)

Pogradec (Lin-P.K.Qaf Thanë;P.K.Tushemisht)

Tepelenë (Gjirokastër – P.K. Kakavijë)

B.Curri (P.K. Qaf Morinë; Valbonë)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?