Sezoni veror nis pa roje bregdetare! Halilaj: Vlora 180 stacione plazhi ka vetëm 31 vrojtues

8 Qershor 2023, 15:41| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 15:56

  • Share

Mungesa e rojeve në plazhe është sërish shqetësim këtë sezon. Vlora numëron 180 stacione plazhi por ka vetëm 31 vrojtues të licencuar. Jo vetëm privati, por as bashkia nuk ka punësuar roje në plazhet publike.

Me një vijë të gjatë bregdetare nga Zverneci në Orikum, Vlora numëron 180 stacione plazhi, por në 80 për qind të tyre mungojnë rojet e plazhit.

Mungesa e sigurisë, mbartur prej vitesh duket se do të shoqërojë pushuesit edhe këtë sezon turistik.

Lenada Halilaj, instruktore nga Federata Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Ujë tha se janë trajnuar vetëm 31 të rinj dhe ata janë kryesisht pronarët e plazhe private.

“Sivjet kemi trajnuar 31 vrojtues plazhi. Gjysmë janë pronar të plazhit dhe gjysmë janë persona të interesuar që të punojnë si vrojtues plazhi. Në këtë vij bregdetare mund të jenë mbi 180 stacione plazhi. Është detyrim ligjor kushdo merr licence për plazh privat duhet të ketë dhe rojën në organikë”, u shpreh Halilaj.

Mungesa e vrojtuesve është ende më shqetësuese për plazhet publike. Bashkia e Vlorës e cila menaxhon plazhet publike nuk ka bërë asnjë kërkesë për të trajnuar dhe punësuar vrojtues për këtë sezon.

“Nuk kam trajnuar asnjë person që është i punësuar në plazhe publike. Plazhet publike janë gjithmonë të zbuluar. Ne pranojmë nga 18 deri në 55 vjeç. Të jesh vrojtues plazhi duhet të jesh sportist, i aftë fizikisht dhe mendërisht”, tha instruktorja e vrojtuesve, Lenada Halilaj.

Në këtë mënyrë operatorët privatë dhe entet shtetërore shkelin ligjin, pasi me vendim të Këshillit të Ministrave, çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit duhet të pajiset me rojen bregdetare të kullave të vrojtimit.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/06/2023 00:00

    Kam pershtypjen se ato /kutite/ e betonit jane ne pjesen publike.Nuk e kuptoj perse jane,kane qene nje tentative e deshtuar nga dikush t'a zinte dhe ate rrip plazhi,apo jane vene nga shteti ne vend te gabuar per te ndaluar makinat te fluturojne nga rruga mbi trupat e pushuesve?! S.d.q nuk e kane vendin aty e duhen hequr.Dicka tjeter qe verej,jane barishtet qe kane mbuluar pjesen publike te plazhit e nuk jane pastruar nga bashkia.Pjeset qe i kane privatet duken qe jane pastruar mire.Per ata qe nuk e dine,barishtet terheqin insekte si milingona,etj duke e bere te pamundur te ulesh aty e duke i detyruar pushuesit ose te shkojne te privati,ose te shfrytezojne pjese te papershtatshme si ajo pjesa me blloqe betoni.Duket qe bashkia nuk e vret shume mendjen te kujdeset per pjeset qe i ka ne ngarkim!

    Përgjigju
  • Eva: 08/06/2023 17:01

    Shiko çfarë plazhi i shpifur, beton kudo . I ndarë në ngastra me mur betoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?