Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luan sot ndoshta një nga sfidat më të rëndësishme të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ku përballë do të ketë Serbinë.
Ndeshja luhet në orën 20:45, në stadiumin e Leskovacit, shumë pranë kufirit me Kosovën. Kjo sfidë e cila shpesh herë kalon kufijtë e futbollit për shkak të kontekstit historik të dy vendeve, është e rëndësishme për të dyja ekipet dhe mund të vendos se cili ekip mund të shkojë në ‘Play Off-in’ për kualifikimin për në botëror, pasi Anglia kryesuese është shkëputur ndjeshëm në krye.
Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë në grupin K, ndërsa Serbia e treta me 7 pikë, por rivalët ballkanas kanë një ndeshje më pak se kuqezinjtë.
Sfida pritet që të luhet në kushte të rrepta sigurie, teksa nuk ka pasur bileta në treg, nga frika e huliganëve serb që në ndeshjet e fundit kanë shkaktuar shumë probleme. Ndërsa vlen të theksohet se në këtë ndeshje do të mungojnë tifozët shqiptar.
Formacioni i kuqezinjve
Ndërkohë është zbuluar formacioni paraprak që trajneri i Kombëtares, Sylvinho mund të hedhë në fushë. Strakosha pritet ta nisë nga fillimi, teksa duket se tekniku kuqezi nuk do të bëjë ndryshime në mbrojtje dhe portë, ku Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do ta nisin nga fillimi.
As në mesfushë nuk pritet që të ketë ndryshime, teksa Asllani, Shehu dhe Laçi e kanë ‘blinduar’ vendin e tyre.
Në sulm duket se Daku dhe Manaj janë në balotazh. Broja është i sigurt nga krahu i djathtë.
Formacioni i Shqipërisë:
Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Uzuni, Manaj
Serbia me mungesa
Kombëtarja serbe vejn me mungesa të mëdha ndaj kuqezinjve. Padyshim që mungesa më e madhe është Segej Milinkoviç-Saviç, i cili sërish nuk është thirrur nga trajneri Dragan Stojkoviç. Ndërsa mungesa të mëdha pritet që të jenë mbrojtësi i Nottingham Forest Nikola Milenkovic (karton i kuq), dhe mesfushori i Fulham Sasa Lukiç.
Formacioni i Serbisë:
Petrovic; Erakovic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Gudelj; Nedeljkovic, Zivkovic, Ilic, Kostic; Vlahovic
Historiku
Kjo do të jetë ndeshja e 4 mes dy vendeve ballkanike. Në tre sfidat e mëparshme, kuqezinjtë numërojnë një fitore (në tavolinë), një humbje dhe një barazim.
Serbi-Shqipëri është luajtur për herë të parë në 14 tetor 2014, ndeshje e cila u ndërpre, pasi huliganët serb u futën në fushën e lojës dhe goditën futbollistët e kombëtares shqiptare, pasi në stadium u shfaq një dron me flamurin e famshëm ‘Autochthouns’. Serbia e humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë, teksa më pas Shqipëria siguroi një biletë për Europianin e 2016 në këtë grup.
Pikërisht, edhe në këtë ndeshje kombëtarja serbe është e paralajmëruar që të mos ketë probleme, pasi incidentet mund t’i kushtojnë përjashtimin nga kompeticionet europiane për dy vitet e ardhshme.
Analiza taktike
Serbia
Stili i lojës: Mbështetet në qarkullimin e shpejtë të topit dhe përdorimin e krahëve (Tadić, Kostić, Živković).
Pika e fortë: Sulmi ajror dhe përvoja, me Mitrović si referencë në zonë.
Dobësi: Mbrojtja shpesh mbetet e hapur pas humbjes së topit; qendërmbrojtësit janë të ngadaltë ndaj kundërsulmeve.
Shqipëria
Stili i lojës: E disiplinuar, luan mirë në tranzicion dhe përdor kundërsulmet me Asanin ose Brojën.
Pika e fortë: Organizimi defensiv dhe shfrytëzimi i hapësirave.
Dobësi: Lodhja në pjesën e dytë dhe mungesa e saktësisë në pasimin final.
Lojtarët kyç
Serbia: Mitrović (sulm), Kostić (krahu i majtë).
Shqipëria: Broja (sulm), Asani (krahu i djathtë), Ramadani (mesfusha)
Parashikim i mundshëm i ndeshjes
Pjesa e parë: Serbia kontrollon topin, Shqipëria mbron fort dhe kërkon kundërsulme.
Pjesa e dytë: Ndeshja hapet — Serbia shtyn, por Shqipëria shfrytëzon hapësirat.
Rezultat i mundshëm: 1 – 1
⚽ Mitrović (38’)
⚽ Asani (68’)
Atmosfera në stadiumin e Leskovacit ku në orën 20:45 do luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është e qetë, me tifozët vendas që ende nuk kanë nisur të futen në impiant. Siguria do jetë e madhe, me pesë mijë policë të angazhuar, për afro 6500 tifozë që do jenë në stadium.
Në këtë duel nuk ka pasur bileta në shitje dhe tifozët serbë janë të përzgjedhur nga të rinjtë e akademivë apo shoqatave që merren me futboll, prindërit e tyre dhe të ftuar të ndryshëm. Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune.
Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.
Teksa na ndajnë pak orë nga ndeshja Serbi-Shqipëri, në qytetin e Nishit, Federata Serbe e Futbollit ka organizuar një drekë zyrtare.
Në drekë mori pjesë edhe delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.
Në drekë është folur edhe për organizimin e ndeshjes së sotme, ku Presidenti Duka vlerësoi masat e marra nga federata dhe autoritetet serbe dhe për pritjen shumë të mira që i është rezervuar Kombëtares shqiptare dhe delegacionit të FSHF.
Ndërsa të dyja palët vlerësuan rëndësinë e zhvillimit të ndeshjeve në një klimë të qetë sportive, duke theksuar rolin e futbollit si një mjet që afron njerëzit dhe nxit frymën e garës së ndershme.
Serbia dhe Shqipëria do të ndeshen mbrëmjen e sotme, në një sfidë delikate, e cila mund të vendosë se kush do të shkojë për fazën ‘Play off’ të Kupës së Botës.
Po kë favorizojnë bastet sportive?
Sipas koeficienteve, në prag të ndeshjes, Serbia duket më e favorizuar, pasi fitorja e tyre kuotohet me 1.70.
Barazimi 3.40, ndërsa një fitore e Shqipërisë ka koeficientin 5.75.
Ish-trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiç, që udhëhoqi serbët në Elbasan 10 vite më parë, i ftuar mbrëmjen e djeshme në në emisionin “SportSKidan”, është shprehur se kjo sfidë është edhe më e rëndësishme, pasi në lojë është vendi i dytë në grup.
Çurçiçi ka deklaruar se presioni është ende po aq i lartë, ndërsa thekson se Milenkoviç e Lukiç do të jenë mungesa mjaft të mëdha për ekipin kombëtar serb.
“Mendoj se është mjaft e ngjashme. Kur bëhet fjalë për rëndësinë garuese, kjo ndeshje është shumë më domethënëse dhe e rëndësishme se ndeshja e asaj kohe, për arsyen e thjeshtë se humbëm të gjitha shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian për arsye të njohura. Megjithatë, ishte një ndeshje prestigji, presioni ishte i madh dhe do të thoshte shumë për të ardhmen ta fitonim atë ndeshje. Dolëm fitimtarë nga një imazh publik mjaft negativ i ekipit kombëtar serb. Mendoj se ajo ndeshje ndryshoi shumë gjëra dhe gjërat u përmirësuan prej saj. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme sepse një fitore na mban në garë për “play off”-in. Presioni në vetvete është ndoshta po aq i madh sa ishte atëherë. Sipas mendimit tim, ndoshta jo aq shumë, por sigurisht që varet nga lojtarët, gjë që mund të ndikojë ndjeshëm në atë që do të tregojnë në fushë.
Mungesa e Milenkoviçit dhe Lukiçit? Dy lojtarë shumë të rëndësishëm, veçanërisht Milenkoviçi, sepse pres një ndeshje ku Serbia duhet të jetë dominuese në posedim. Dhe pres që përgatitja e ekipit kombëtar të Shqipërisë të reagojë ndaj topave të rrëmbyer dhe të sulmojë mbrojtjen e izoluar të Serbisë. Milenkoviçi është me rëndësi të madhe këtu. Ndoshta, përzgjedhësi do të arrijë të gjejë një alternativë. Nga kjo anë, mendoj se Serbia është dobësuar ndjeshëm para asaj ndeshjeje. Pres që ta zëvendësojmë atë me motivim dhe energji të mirë”, ka thënë Radovan Çurçiçi.
Federata Serbe e Futbollit ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit, ku do të luhet sfida e shumëpritur mes Serbisë dhe Kombëtares Shqiptare.
Në një reagim të mëparshëm, Federata Serbe bëri me dije se e kishte hequr flamurin shqiptar për çështje sigurie.
Sipas tyre, flamuri shqiptar është hequr për të shmangur incidentet e mundshme.
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luan sot një sfidë të rëndësishme përballë Serbisë, ku në lojë është një vend për në ‘Play off’ për Kupën e Botës 2026.
Mesfushori Nazmi Gripshi, i cili u ftuar për herë të parë në Kombëtare, do ta ndjekë ndeshjen ndaj Serbisë nga tribuna e stadiumit të Leskovacit.
Edhe pse Sylvinho shprehu konsideratë për futbollistin e Astanës, duket se Nazmi Gripshi duhet të presë për debutimin me Kombëtaren Shqiptare.
Rreth 5000 forca policie do të angazhohen për të ruajtur rendin në kuadër të ndeshjes Serbi-Shqipëri që zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në stadiumin e Leskovacit. Përfaqësuesit e FSHF-së dhe stafi i kombëtares janë nisur drejt Leskovcit, ku do të zhvillohet mbledhja teknike me UEFA-n dhe përfaqësuesit e Serbisë për ngjyrën e fanellës që do të luhet.
Sa i përket organizimit të ndeshjes, do të angazhohen rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin. Rreth 5 mijë tifozë serbë do të jenë në stadium për ndjekur ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.
E pyetur nga Top Channel Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset në stadiumin e Leskovacit përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit. Sfida do të startojë sot në orën 20:45.
Komente

A jo drek nuk ashte per shqiptaret por interesate serbe, i shalla nuk e kan shite
PërgjigjuGol Uzuni sot ! Forca Berati
Përgjigju