Skënder Gega, trajneri i Partizanit

Sport

Sfidë delikate në Ballsh, Skënder Gega: E vlerësojmë në maksimum, na duhet fitorja

19 Prill, 12:49| Përditesimi: 19 Prill, 12:50

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit luan sot raundin e 35-të, ose thënë ndryshe të parafundit për sezonin e rregullt, para se skuadrat t'i drejtohen "Final 4", mini-turneut që të jep të drejtën të garosh për titullin kampion.

Pikërisht për vendin e mbetur të "Final 4", atë të katërt, garon edhe Partizani. "Demat e Kuq" kanë një transfertë të vështirë sot në orën 15:30 kundër Bylisit në "Adush Muça", pasi ballshiotët janë në "vallen" e mbijetesës.

Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i Partizanit, Skënder Gega. Ai tha se u duhen tri pikë, ndërsa ka një vlerësim maksimal për rivalët.

"Eshtë në presion skuadra në këtë moment?

Unë si trajner, por ndoshta edhe si tip nuk jam natyrë që shtoj presion te lojtarët. Pikët janë gjithmonë të pashmangshme. Dëshira kërkesa që do trajneri, klubi, nuk është ky lloj presioni që të ndikoj për keq te lojtarët. Të japin maksimumin, të jenë të qetë luajmë brenda territorit shqiptar, luajmë në një qytet që është pak më larg. Nëse je i përgatitur dhe je fizikisht mirë nuk ka asgjë për të patur dyshime. Nuk kemi presion, por e vlerësojmë jashtëzakonisht këtë ndeshje.

Herolind Shala do të jetë i gatshëm për ndeshjen?

Herolind Shala ka ardhur si okazion. Eshtë një lojtar me eksperiencë unë kam punuar me të. Shala nuk ka ardhur për të shpëtuar Partizanin në këto momente. Thjesht ishte lojtar i lirë, shprehu vet dëshirën. Sigurisht pa klubin s’mund të marrim asnjë lloj hapi dhe çdo gjë ka shkuar OK. Stërvitet çdo ditë, ka mungesë minutazhi, por nga dita që ka firmosur e në vazhdim do jetë pjesë e Partizanit. Nëse vjen një mundësi dhe kemi luksin pse jo. Jo vetëm Shala, por edhe të tjerë që si keni parë më përpara.

Për Bylis ndeshja është vendimtare për mbijetesën...

Unë besoj se ata kanë pikësynimet e veta. Nuk kam qejf ndoshta edhe të mendoj për ta. Unë jam trajneri i Partizanit jam i fokusuar te objektivat që ka vendosur klubi. Objektivi dhe pikësynimi im është që të marr 100%-in nga secili. Bylis ka objektivat e veta. Patjetër një klub futbolli në momentet e vështira nxjerr edhe rezervat ato që ka, por ne kemi nevojë për vete dhe jemi gati", tha Gega.

Pas 34 ndeshjeve të luajtura, Partizani me 50 pikë ndodhet në pozitën e katërt, por ndjen presionin e AF Elbasanit. Nga ana tjetër Bylisi me 36 pikë mban vendin e parafundit dhe rrezikon që sezonin e ri të rrëzohet në Kategorinë e Parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?