Politikë

Shabani i heq mundësinë Lapajt për t’u bërë deputet: S’ka më bisedime, në Kuvend të shkojë kushërira e tij!

21 Korrik, 14:09| Përditesimi: 21 Korrik, 17:54

  • Share

Kryetari i Partisë Nisma Thurje, Endri Shabani i mbyll çdo derë Adriatik Lapajt, i cili në shtator duket se do të ngelë jashtë Kuvendit. I ftuar në Report Tv, Shabani thotë se pas kërcënimeve që janë bërë në drejtim të tij, nuk ka më asnjë arsye për t’u ulur në bisedime me Lapajn. Përballë kësaj situate, vetë Lapaj iu drejtua sot me një tjetër shkresë KQZ-së, ku kërkon që të njohë në bllok të gjitha dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur.

Në një intervistë për Sot Live në Shqipëri, me gazetarin Nertil Agalliu, Shabani propozon që  mandatin e deputetit ta marrë Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt. Shabani shton se nuk e kupton irritimin e Lapajt kur në Kuvend do të shkojë një përfaqësuese e partisë së tij politike, por edhe e familjes.

“Marrëdhëniet janë të tensionuara, s’ka arsye për tu ulur më. Pasi përdoret Gjuha e dhunës dhe kërcënimeve, s’ka vend për dialog. Kemi dakordësi, Kleana Xhuveli, kandidatja e katërt në listë do shkojë në Kuvend. Përveç familjes politike të Shqipëria Bëhet përfaqëson edhe familjen biologjike të Lapaj. S’e di pse është kaq i irrituar, që motra e tij të shkojë në Kuvend. Kandidatja e dytë e nismës thurje, ka dhënë dorëheqjen. Ne s’po bëjmë debat për mandat. Zeqiri është në fund të listës, s’po pretendojmë të marrim një mandat, megjithëse ai mandat s’do ishte realizuar nëse koalicioni s’do kishte ndodhur. Duke u bërë bashkë ia kemi dalë të kemi një mandat, do duhej të realizohej vetëm duke garantuar që këta në listën e mbyllur të mbajnë fjalën. Nuk ka kandidatë fiktivë, ata morën një zotim, thanë do japim dorëheqjen. 46 të listave të mbyllura më 11 maj paraqitën dorëheqjen në KQZ, i 47 kishte bërë premtim, që nëse ne marrim. Kontrata mund të jetë dhe me gojë. I 47 nuk e mbajti fjalën, që ishte lapaj. Zeqiri dhe Kelana kanë revokuar dorëheqjet. Deputete do bëhet Kleana, vetëm në rast se tezja e Adriatikun do që të marrë mandatin”, thotë Shabani.

Por që mandati të shkojë tek kushërira e Lapajt, në vendin e 4-t, duhet që t’i zihet besë numrit 2, Livia Stavrit, partneres së Shabanit, e cila ka më herët mundëi të rrëmbejë mandatin. Dhe në kushtet ku gjendet koalicioni, besa është një fjalë e papërshtatshme, edhe pse Shabani thekson se Nisma Thurje nuk lufton për mandatin. 

“Ne po luftojmë mentalitetin, që disa njerëz nëse janë 60-vjeçarë, nëse janë pa rinj ose nëse janë pa shkollë, janë të dorës së dytë, vetëm liderët e bëjnë partinë. Vetëm lideri e bën dhe prandaj janë katandisur kështu partitë e vjetra. Po të shkon një juriste, asnjë nga ne, as Adriatiku, as unë. Asnjë nga ne s’ka marrë mjaftueshme vota për një mandat, në Tiranë, ke kandidatë si Alimehmeti, që me 20 mijë vota nuk janë futur në Kuvend. Kushdo që të shkojë në kuvend, nuk mund ti kënaqë të gjithë. Ajo që ne po luftojmë është kjo, që ne kemi tjetër standard për këta të listës së mbyllur, lideri se mban fjalën, por këta duhet ta mbajnë fjalën, nëse i kërkojmë listës së mbyllur, e para duhet ta mbajë fjalën lideri i koalicionit. Ajo që ka bërë Zeqiri, është që ti duhet të mbash fjalën”, tha Shabani.

Përgjegjësinë e heq nga daja i tij, Zeqir Kordhoni, i cili u bë edhe molla e sherrit për mandatin. Lapaj thotë se po luftojnë mentalitetin që “vetëm lideri e bën partinë”. Ai kujton edhe deklaratën publike të Lapajt, se nëse koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet do të fitojë vetëm një mandat, ai s’do të futet në Kuvend. Kështu, kreu i Nismës Thurje thotë se Zeqir Kordhoni “luftoi që Lapaj të mbajë fjalën”.

Nga ana tjetër, Adriatik Lapaj ka vetëm një rrugë që të hyjë menjëherë në parlament si më i votuari i listës së hapur. Të bindë Celibashin të njohë të gjitha dorëheqjet e kandidatëve depozituar më 11 maj, dhe të mos ju japë mandat atyre që pengohen. Deri tani, janë penduar e kërkojnë mandat, kandidatja me nr 4, Kleana Xhuveli, nga grupi i Lapajt, dhe kandidati me nr 9, Zeqir Kordhoni nga grupi i Shabanit.

Ora 14:46
Mesazhet zanore/ ‘Do të të kushtojë rëndë’, si u kërcënua Shabani! Kreu i ‘Nismës’: Janë kushërinjtë e Lapajt

 

Report Tv publikon disa prej mesazheve zanore përmes të cilave është kërcënuar Endri Shabani, menjëherë pas luftës së tij me Adriatik Lapajn për mandatin.

“Nuk mendoja kurrë se mund të vinte kjo trazirë. Ishit të paqartë ti, Adriatiku, Pano. Iu kam besuar jashtë mase, por jo të bëhen këto prapaskena, çfarë janë këto. Është e turpshme. Nuk mund të na hanë neve në besë, do pini gjakun e fëmijëve të mi. Nuk ka shans.

O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë, do të kushtojë rëndë, ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatkun vetëm, Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Ti me ato nënrrogozet etua, bashkë me dajo ****. Ke bërë gabim shumë, të futem në gjirin tonë se besuam, por dolët shumë të pabesë, do shihemi së shpejti”, thuhet në mesazhet zanore.

Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” Shabani thotë se personat që e kërcënuan janë kushërinjtë e Adriatikut.

“Ata janë kushërinjtë e Adriatikut, 3 vëllezër. Nëse Adriatiku nuk mban përgjegjësi për kushërinjtë, pse më kërkon mua përgjegjësi për kushërinjtë e mi. Ose ata e kanë bërë me porosi të Tikut, ose e kanë bërë në kokë të vet dhe po kështu kushëriri im Kordhoni e ka bërë në kokë të vet. Nga Shqipëria Bëhet kanë ikur shumë njerëz, të gjithë në heshtje. Kam menduar gjithmonë përse nuk tregojnë këta, çfarë tensionesh të brendshme. Imagjino tu dalësh përballë këtyre, një anëtar i thjeshtë ti dalë kundër Adriatikut, e imagjinoni dot. Ke ndonjë rast kru nga nisma kërcënohet dikush me grupe kriminale. Po flasim për një model që e kanë pasur partitë në viti 1990”, theksoi Shabani.  

I pyetur se përse nuk u ulën në bisedime, Shabani thotë se nuk kishin me kë, pasi si ai, por edhe daja Zeqir Kordhoni u përballën me kërcënime.

“Me kë të ulem, me kushërinjtë që marrin në telefon, me ata që kanë ardhur të shtëpia, me ata që çojnë mesazh ek ërcënuese. Me kë të ulem, nuk shkohet përtej këtu? Me çfarë të drejte ti themi Zeqir Kordhonit që të falsë me ca njerëz që kanë dy javë që e linçojnë familjarët. Janë vepra penale. me këtë ulet, me këta?”, tha Shabani.

 

 

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardit: 21/07/2025 17:49

    Ne fakt Shabani tha te kunderten, qe nuk do te pengoj Lapaj te behet deputet. Ai tha qe ka rene dakort me kandidatet e listes se mbyllur qe te japin doreheqjen. Pra me pak fjale nuk donte te vazhdonte kete “konflikt” dhe qe do ndahej si koalicion.

    Përgjigju
  • Lindi: 21/07/2025 17:38

    Kryetari po shqyhet pêr tu bërë deputet. Ndërsa kushërinjtë e tij, pra fisi kryetarit kërcënojnë. Të duket sikur koha ecën mbrapsht. Dhe hajde beso e voto kêto.

    Përgjigju
  • Populli: 21/07/2025 15:06

    Keto janë mësimet e Sorosit dhe njerëzit presin ndryshime nga këta. O popull ktheni syte nga Zoti dhe vendosni ligjet e Tij, qe te shpetojme nga agjendat djallezore. Nuk behet Shqiperia duke bere pakt me djallin per nje grusht pare me shume. Hiqni dore nga BE dhe rivendosni normat morale dhe te rikthehet rendesia e familjes. Nuk e kuptoni qe po zbrisni shkalle-shkalle per ne humnere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?