Shabani: Opozita i bën nderin më të madh Ramës duke i lënë përballë Metën dhe Berishën! I duket vetja djalë i ri, harron që është në politikë prej ‘98-ës

5 Maj 2023, 22:43| Përditesimi: 5 Maj 2023, 22:50

  • Share

 

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se nderi më i madh që opozita i bën kryeministrit Edi Rama është të vënë përballë tij dy figura politike si Berisha dhe Meta. Ai tha se duke krahasuar veten me Berishën dhe Metën, Rama e ndjen veten të ri në politikë edhe pse që prej vitit 1998 ka mbajtur postin e ministrit.

“Nderi më i madh që opozita i bën Ramës është ti lërë Metën dhe Berishën përballë. Sepse krahasohet dhe i duket vetja çun i ri. Ndërkohë që ka ardhur në pushtet në vitin 1998. Praktikisht ky është e shkuara. Nderi më i madh që i bëjnë atij është t’i vënë përballë Metën dhe Berishën”

Duke komentuar takimet e Ramës me qytetarët, Shabani i konsideroi tallje me qytetarët kërcimet që kryesocialisti bën në mbyllje të fjalimeve. Ndërsa shtoi se ky i fundit duhet të japë llogari për atë çfarë ka bërë gjatë kohës që ka patur pushtetin absolut qendror dhe lokal.

"A ka respekt ky për votuesit socialistë? Si mundet me atë karagjozllëk tu thotë se e mori dhe e mbajti në pushtet Metën? Ai pra duhet të kërkojë ndjesë nëse e ka lënë të mbyllë këtë të Gërdecit. Ky nuk është ariu cirkut. Duhet të shkojë te japë llogari atje për pushtetin që e ka pasur të jashtëzakonshëm siç askush nuk e ka pasur më parë. Është në krye të institucioneve të ndërtuara brez pas brezi. Del aty si ariu i cirkut. Nëse dikush na dëgjon, u them nëse iu ka mbetur një fije dinjitet, mos e votoni më këtë person, sepse historia shkruhet nga indiferentët”-tha Shabani.


Lajmi kryesor:

Fushata për 14 majin/ Ndoka: Rama është në panik, fitojmë mbi 30 bashki! Shehi: Luftën e kemi kundër PS! Shabani: Sillen si bajraktarë, jo si funksionarë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?