Fushata për 14 majin/ Ndoka: Rama është në panik, fitojmë mbi 30 bashki! Shehi: Luftën e kemi kundër PS! Shabani: Sillen si bajraktarë, jo si funksionarë

5 Maj 2023, 21:47| Përditesimi: 6 Maj 2023, 07:03

  • Share

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, përveç ‘betejës politike’ mes mazhorancës dhe opozitës për kryebashkiakët, një pjesë e fushatës është e përqendruar edhe tek sigurimi i votave për Këshillat bashkiakë. Partitë e vogla të djathta, janë angazhuar në këtë pjesë, për të arritur të kenë përfaqësues në këto këshilla bashkiakë në mënyrë që të kenë një pasqyrim të mbështetjes që kanë ato në popull.

Duke folur për këtë ‘strategji’ të kandidimit në këto zgjedhje, kryetari i partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha në studion e ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV se kjo gjë ka ngjallur frikë tek kryeministri Edi Rama i cili sipas tij është në panik dhe ndjen se do të humbasë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Atij ia ndjen prapanica humbjen prandaj përdridhet nëpër sheshe. Gjithmonë gjen hapësira, si ajo që eliminoi me ligj koalicionet klasike. Prapë kemi gjetur mundësinë të jemi bashkë. Alibeaj duhet të jetë kontributor në proporcional. Rezultatin e fitores do ta shpallë Berisha. Ai është lideri i opozitës, se edhe ne do kishim dëshirë ta shpallnim fitoren, por ai ka mbështetjen më të madhe. Edi Rama sot është i vetmuar. Përveçse ka gjysmën e parlamentit në burg, edhe grupet kriminale i kanë kthyer shpinën se e ndjejnë se anija po mbytet. E ka frikën, edhe gjumin e ka me pikatore kur e kap frika”- tha Ndoka.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve në 14 maj, Ndoka u shpreh i bindur se opozita do të fitonte më shumë se 30 bashki përballë Partisë Socialiste. 

Ndërsa kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi tha se bashkëpunimi i tij me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit, është bërë në kuadër të një adrese të re politike në vend. Ai shtoi se ky është një proces ndryshimi në kampin opozitar që sipas tij është i bashkuar në luftën kundër PS dhe korrupsionit qeveritar. 

“Ne duam të hapim adresë të re politike. Këta i ka pasur vendi, tani e ka mundësinë të na votojë edhe ne të tjerëve. Ne gjykojmë edhe politikisht që nuk mjafton më rotacioni, të ikë njëri të vijë tjetri. Ne themi të bëhet edhe ndryshim. Ky është proces ndryshimi brenda kampit opozitar.  Na bashkojnë dy gjëra, lufta kundër PS dhe korrupsioni qeveritar. Fillojmë nga ne deri tek e majta e moderuar, tek Duka. Duam ta çlirojmë këtë vend nga ky njeri.  Këtu jemi të gjithë bashkë, nëse ka ndonjë prej këtyre që nuk është kundër Ramës e ka derën të çelur të largohet nga opozita. Edhe Alibeaj besoj se është kundër Ramës.  Kjo na bashkon, pastaj na ndajnë ide të ndryshme”-theksoi Shehi, duke theksuar se në 14 maj, opozita kishe shumicën e këshilltarëve bashkiakë dhe kështu në zgjedhjet parlamentare do të mund të fitonte. 

Nga ana tjetër, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani teksa komentoi takimet e Partisë Socialiste me qytetarët, tha se zyrtarët nuk takohen në mënyrë të rastësishme me qytetarët sepse nuk kanë bilanc për t’u prezantuar. Ndërsa shtoi se fakti që Rama merret me akuzat ndaj Berishës dhe Metës dhe e mbyll takimin duke kërcyer, tregon se nuk kanë qëllim zgjidhjen e problemeve.

“Këta nuk sillen si funksionarë dhe nënpunës, por si bajraktarë. Tha në 2022 do kemi 24 orë ujë të pijshëm, sot pas një viti nuk e kemi.  Kjo është arsyeja pse nuk japin llogari. Nuk takohen dot në mënyrë spontane me qytetarët. Prandaj merren me ahenge me palën tjetër. Politika është të mblidhemi dhe të diskutojmë si të zgjidhim një problem të caktuar. Kjo nuk zgjidhet duke u marrë këta me njëri-tjetrin”-u shpreh Shabani.

Në të njëjtën mënyrë i konsideroi takimet e Ramës edhe kreu i FRD, Sali Shehu i cili tha se opozita e bashkuar do të arrijë të fitojë shumicën e bashkive përballë PS-së. Ndërsa Shabani, kritikoi Metën dhe Berishën, të cilët sipas tij i bëjnë nder Ramës duke qenë në krye të opozitës. 

Ora 22:53
Ndoka i bindur: E padiskutueshme që fitojmë më shumë se 30 bashki në 14 maj! Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan qeveria do ketë ndëshkim spektakolar

Kreu i PDK, Nard Ndoka u shpreh i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë më shumë se 30 bashki në vend. Sipas tij, Rama nuk ka të drejtë të kërkojë votën para qytetarëve ndërsa u shpreh se në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, qeveria do të ketë ndëshkim spektakolar.

“Shumicat e bashkive do të jenë të opozitës. Është e padiskutueshme që do kemi më shumë se 30 bashki.  Nuk shoh ndonjë bashki që të ketë arsye për të votuar Ramën. Ky i ka falimentuar me borxhe 15 prej bashkive. Ky nuk ka të drejtë morale as politike që të kërkojë votën. Ai këtë e din prandaj sillet ashtu si palaço cirku.  Është në ditët e tij më të këqija, sipas gjykimit tim, do ketë një ndëshkim spektakolar Tiranë Durrës Elbasan”- tha Ndoka.

Ora 22:43
Shabani: Opozita i bën nderin më të madh Ramës duke i lënë përballë Metën dhe Berishën! I duket vetja djalë i ri, harron që është në politikë prej ‘98-ës

 

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se nderi më i madh që opozita i bën kryeministrit Edi Rama është të vënë përballë tij dy figura politike si Berisha dhe Meta. Ai tha se duke krahasuar veten me Berishën dhe Metën, Rama e ndjen veten të ri në politikë edhe pse që prej vitit 1998 ka mbajtur postin e ministrit.

“Nderi më i madh që opozita i bën Ramës është ti lërë Metën dhe Berishën përballë. Sepse krahasohet dhe i duket vetja çun i ri. Ndërkohë që ka ardhur në pushtet në vitin 1998. Praktikisht ky është e shkuara. Nderi më i madh që i bëjnë atij është t’i vënë përballë Metën dhe Berishën”

Duke komentuar takimet e Ramës me qytetarët, Shabani i konsideroi tallje me qytetarët kërcimet që kryesocialisti bën në mbyllje të fjalimeve. Ndërsa shtoi se ky i fundit duhet të japë llogari për atë çfarë ka bërë gjatë kohës që ka patur pushtetin absolut qendror dhe lokal.

"A ka respekt ky për votuesit socialistë? Si mundet me atë karagjozllëk tu thotë se e mori dhe e mbajti në pushtet Metën? Ai pra duhet të kërkojë ndjesë nëse e ka lënë të mbyllë këtë të Gërdecit. Ky nuk është ariu cirkut. Duhet të shkojë te japë llogari atje për pushtetin që e ka pasur të jashtëzakonshëm siç askush nuk e ka pasur më parë. Është në krye të institucioneve të ndërtuara brez pas brezi. Del aty si ariu i cirkut. Nëse dikush na dëgjon, u them nëse iu ka mbetur një fije dinjitet, mos e votoni më këtë person, sepse historia shkruhet nga indiferentët”-tha Shabani.

Ora 22:03
Shehi: Kemi shumicën përballë PS, pas dy vitesh i përzëmë me shkelma! Nëse fiton sërish Rama, tregon se populli nuk qenka mirë

 

Duke analizuar shifrat e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, deputeti Dashamir Shehi u shpreh i bindur se kanë shumicën në këshillat bashkiakë përballë Partisë Socialiste.

Ai tha se duke pasur më shumë mundësi për shumicën e anëtarëve në këshillat bashkiakë, opozita ka shansin të ketë gjysmën e bashkive të vendit. Në analizën e bërë, Shehi tha se me këtë rezultat pas dy vitesh opozita e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Duke qenë se kemi shansin të kemi shumicën në këshillat bashkiakë, unë besoj se opozita ka shansin që në gjysmën e territorit të kemi edhe bashkitë. Pas 2 viteve i bie që ne i marrim me shkelm dhe i përzëmë”- u shpreh Shehi.

Ai tha se fitorja e opozitës në këto zgjedhje do të jetë diçka normale ndërsa fitorja e qeverisë do të ishte suprizë sepse sipas tij tregon se populli nuk është mirë.

“Surprizë do ishte po të fitonte Edi Rama prapë. Se atëherë do tregonte se populli nuk qenka shumë mirë. Surprizë do thotë të fitojë sërish Rama se fitorja e opozitës është normale”- përfundoi ai.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 06/05/2023 13:45

    KETO JANE GARNITURAT E KERMES SALIKJA..EDI RAMA ME KETO DO TE VDESI KRYEMINISTER (100 VJEC ISHALLA)

    Përgjigju
  • EDEPSËZ Jeton FADIL Memele Gjoleka: 06/05/2023 08:00

    O magjari Nard Ndoka politika nuk është si universitete jot që pa shkoll të mesme bëre të lartën. Mos ngatro llaçin me sutjaçin o magjari Nard Ndoka. Populli Shqiptar si voton më kurr tipa si puna jote.

    Përgjigju
  • aleksadros: 06/05/2023 05:00

    PO 30 do merrni dhe ate Gishtin e mesit dhe jeni ne rregull

    Përgjigju
  • Ceni: 06/05/2023 03:10

    Po naj plonc e naj teke ka!?

    Përgjigju
  • Tallavaja: 05/05/2023 23:42

    Noka te ben per te qeshur. I mat gjerat me kapacitetin e tij (aq sa ka). Kujton se populli eshte dele dhe se politika dhe menaxhimi i bashkive eshte si te rregullosh makinat, se mekanik ka qene. Lum si ne. Eshte edhe "demokristian", qe nuk e ka idene se cfare kane qene demokristianet. Po i them vetem kaq: parti elitare, qe vuri bazat dhe realizoi ndertimin e Europes. Po Nardi valle cfare do beje. Boooo!?

    Përgjigju
  • Jon: 05/05/2023 23:06

    Daje je vetëm në ato që thu. Nuk ta ka fajin Edi Rama, por "demokratët" që ke bo aleanca gjithë këto vite si Sala me shokë, kriptokomunistët

    Përgjigju
  • Jon: 05/05/2023 22:57

    Daja është me komë në tokë kurse ky kaqoli kristiandemokrat nuk e ka me politikën, ja ka fajin Rama për të gjitha, i ka hongër qoften gjithë këto vite

    Përgjigju
  • Ben: 05/05/2023 22:29

    Pash zotin,akoma me Nard Noken,Dashin etc?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?