Duke analizuar shifrat e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, deputeti Dashamir Shehi u shpreh i bindur se kanë shumicën në këshillat bashkiakë përballë Partisë Socialiste.
Ai tha se duke pasur më shumë mundësi për shumicën e anëtarëve në këshillat bashkiakë, opozita ka shansin të ketë gjysmën e bashkive të vendit. Në analizën e bërë, Shehi tha se me këtë rezultat pas dy vitesh opozita e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet parlamentare.
“Duke qenë se kemi shansin të kemi shumicën në këshillat bashkiakë, unë besoj se opozita ka shansin që në gjysmën e territorit të kemi edhe bashkitë. Pas 2 viteve i bie që ne i marrim me shkelm dhe i përzëmë”- u shpreh Shehi.
Ai tha se fitorja e opozitës në këto zgjedhje do të jetë diçka normale ndërsa fitorja e qeverisë do të ishte suprizë sepse sipas tij tregon se populli nuk është mirë.
“Surprizë do ishte po të fitonte Edi Rama prapë. Se atëherë do tregonte se populli nuk qenka shumë mirë. Surprizë do thotë të fitojë sërish Rama se fitorja e opozitës është normale”- përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Fushata për 14 majin/ Ndoka: Rama është në panik, fitojmë mbi 30 bashki! Shehi: Luftën e kemi kundër PS! Shabani: Sillen si bajraktarë, jo si funksionarë
B.V//ReportTv.al